E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli përshëndet konferencën Shqipëria dhe procesi i Barcelonës:Bashkimi për Mesdheun.

 


Sot në ditën e tretë të Seminarit Shqipëria dhe Procesi i Barcelonës: Bashkimi për Mesdheun, para fillimit të tryezës së rrumbullakët me temën:  Shqipëria dhe Asambleja Parlamentare Euro-Mesdhetare, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli priti në takim z. Marti Grau, anëtar i Delegacionit të Parlamentit Europian në EMPA, si dhe z. Jordi Pedret, anëtar i Delegacionit të Parlamentit spanjoll në EMPA. 
Biseda me të  pranishmit u  fokusua në rolin gjithnjë në rritje që duhet të ketë diplomacia parlamentare, në kuadër të Procesit të Barcelonës, që merr aktualisht një rëndësi të mëtejshme.
Në takim u diskutua gjithashtu për vizitën e ardhshme të Kryetares Topalli në Spanjë me ftesë të homologut të saj spanjoll.

Në vijim Fjala e Kryetares Topalli ne Seminar.

Faleminderit zoti ambasador edhe një herë urimet më të mira për organizimin e këtyre ditëve për bashkimin e Mesdheut.
 Tema  që   do diskutojmë sëbashku kësaj rradhe është : Shqipëria dhe Bashkimi Mesdhetar, në mënyrë të veçante Asambleja Parlamentare e Bashkimit Mesdhetar. Shqipëria,siç e dini ju, është bërë anëtaree plotë e Procesit së Barcelonës vitin e kaluar dhe ky ishte një moment i rëndësishëm për vendit tonë, një moment ku ne mund të sjellim kontribute të reja  dhe vlera të tjera të shtuara në këtë  iniciative. Sigurisht që pas samitit të organizuar dhe të drejtuar nga Presidenti francez Sarkozia që ka pasur gjithmonë një rol shumë të rëndësishëm dhe kjo është një pikë qendrore e diskutimeve, e veprimtarive të ndryshme, ndaj dhe unë  edhe një herë do të ftoja  ambasadorin, Institutin Europin të Mesdheut, Ministrinë e Jashtme për organizimin e këtij aktiviteti. Pa dyshim që tema që do të trajtojmë sot është Asambleja e Unionit Mesdhetar  në këte fazë . Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë në ditët e ardhshme në Asamblenë Parlamentare, siç  marrim pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, siç marrim  pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe në asamble të tjera. Kjo ka në specifikë shumë të veçante, qoftë për natyrën e bashkimit të Mesdheut, qoftë për vlerat që mund të sjellë Shqipëria si përfaqësuese e rajonit, si një model i bashkëjetesës fetare, ose si  një  model i bashkëjetesës etnike, si një model i kapërcimit të vështirësive, të konflikteve të ndryshme. Në këtë Asamble do të ketë tre deputetë nga Kuvendi i Shqipërisë, të cilët do shkëmbejnë parlamentarët të vendeve si Spanja, Franca, Jordania, Maroku, Turqia dhe vende të tjera. Do të jemi më afër,  do të kemi kontakt më direkte dhe kjo do të ndihmojë më mirë për të kuptuar njëri-tjetrin dhe për të kapërcyer mbase ndonjë paragjykim të caktuar.

Besoj se vitin e ardhshëm Kuvendi i Shqipërisë do të përfaqësohet dhe do të njihet si anëtar me të drejta të plota të kësaj Asambleje dhe kjo vetëm se bën më të fuqishëm dimensionin  diplomatik të Parlamentarizmit Shqiptar,  bën më të njohur Shqipërinë në të gjitha proceset e saj dhe në të gjitha përpjekjet e saj të tranzicionit, të njohur për këto vende të Bashkimit më të plotë për ti bërë hapësirat botërore më interesante, jo vetëm për historinë e tyre të civilizimit, jo vetëm për kulturat e ndryshme që ato sjellin, jo vetëm se aty ka lindur çdo gjë, duke filluar nga shkrimi, matematika, etj. Por është fakt se një Bashkësi kaq e ndryshme, që është e ndryshme nga kultura, që ka gjuhë të  ndryshme, fe të ndryshme, në kohën e globalizmit është një pasuri  dhe ne do ta shohim këtë si një pasuri të jashtëzakonshme. Ndaj dhe eksperienca, dhe kontributi që Shqipëria do të përcjellë  në këtë besoj se është për tu admiruar.

Kështu që unë falenderoj zotin ambasador, Institutin Europian të Mesdheut, në mënyrë të veçantë gjithë deputetët  spanjollë, njërin që vjen nga Dhoma e Ulët e Parlamentit spanjoll dhe që është për herë të parë në Shqipëri dhe zotëria i dytë që është deputet në Parlamentin Europian, por i zgjedhur nga  Spanja,  përsëri vjen për herë  të parë në Shqipëri dhe është një rast i mirë për të njohur më nga afër Shqipërinë, për të kuptuar se si një vend i vogël  me një histori  jashtëzakonisht  të vështirë, me një histori që ka qenë një histori mbijetese  dhe asnjëherë zhvillimi gjatë së kaluarës sot është  kthyer në një histori suksesi, histori zhvllimi, histori ku rritja ekonomike është shumë e lartë, është dyshifrore. Historia e një vendi  që në një periudhë  njëzet vjeçare ka kompensuar qindra vjet të humbura të historisë së saj. Është një vend i modelit të bashkëjetesës, një vend që ka një popullsi jashtëzakonisht të re ku 60 % është nën moshën 40 vjeç dhe që ka një energji të pashterëshme një vend që është përballur me sfida jashtëzakonisht të vështira duke pa sa herë që ka pasur një sfidë të vështirë përpara, është përpjekur për ta pasur një oportunitet, një mundësi  se në fakt  e ka kthyer në një shanc për vendin e vet. Një vend që brenda tre viteve realizoi që të nënshkruaj marrëveshjen e Stabilizim Asocimit   bllokuar   4-5 vitet e  më pëpara që e ka ratifikuar këtë pothuajse në të gjitha  Parlamentet anëtare të Bashkimit Europian. Një parlament që jetoi momentin më të veçante të marrjes së ftesës për  NATO, që ka hapur negociatat  për liberalizimi e vizave dhe që është shumë optimist dhe shumë entuziast për të ardhmen e këtij vendi. Kështu që unë i falenderoj deputetet për vizitën e tyre këtu në Shqipëri, duke shpresuar që do ti takoj  edhe në Spanjë sëbashku  me koleget e mi   do ti takojmë në Parlamentin Europian.
Faleminderit!

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›