E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi u mblodh në seancë plenare dhe ratifikon kontratën e blerjes së kompanisë ARMO.

 

Kuvendi u mblodh në seancë plenare dhe ratifikon kontratën e blerjes së kompanisë ARMO.

Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e enjte,18 shtator 2008,ora 10.00,nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli.

Para nisjes së seancës plenare, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli priti në sallën e Parlamentit, një grup fëmijësh nga shkolla nëntë vjeçare.
Kryetarja  Topalli pasi i uroi nxënësve suksese  për  vitin e ri shkollor, u shpjegoi atyre procedurat e hartimit dhe miratimit të ligjeve, funksionimin e pushtetit legjislativ, zgjedhjen e deputetëve dhe cështje të tjera.
Nxënësit u interesuan në mënyrë të veçantë për rolin që luan Kryetarja e Kuvendit në mbështetje të grave, pjesëmarrjes së tyre në politikë si dhe në Parlamentin e Shqipërisë.

Më tej Kuvendi procedoi me këtë rend dite:
 
1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 15.09.2008.
3. Projektligj Për ratifikimin e konventës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), Për shërbimet e punësimit, C 88, 1948.
4. Projektligj Për ratifikimin e konventës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), Për politikën e punësimit, C 122, 1964.
5. Projektligj Për ratifikimin  e kontratës së shitjes së 85 % të aksioneve të ARMO, sha-së, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe blerësit, AMRA OIL, sha, dhe konsorciumit Refinery Associates of Texas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group.
6. Projektligj Për një ndryshim në ligjin nr.7875, datë 23.11.1994, Për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë, të ndryshuar.
7. Projektligj Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9663, datë 18.12.2006, Për koncensionet.

Në diskutimet jashtë rendit të ditës, deputetët trajtuan çështje të  ndryshme si ngjarja e Gërdecit, aksidenti i shtetasit Kosta Trebicka etj.

Projektligji Për ratifikimin  e kontratës së shitjes së 85 % të aksioneve të ARMO, sha-së, ngjalli diskutime të shumta mes deputetëve të pozitës dhe opozitës. Përfaqësues e të majtës theksuan sipas tyre problemet që paraqet kontrata e blerjes dhe termat e saj teknikë, si emri I kompanisë blerëse, fondi, çmimi I naftës afati i lidhjes së kontratës etj.
Ministri i Energjitikës Genc Ruli duke iu përgjigjur pretendimeve të opozitës, sqaroi ndër të tjera, se  cila shoqëri kishte  pasur situatën financiare më të mirë në privatizimin e ARMO-s:
"Meqënëse palët u paraqitën si konsorcium një nga format që tenderi e pranonte, do të thotë që në këtë rast të paktën njëra nga palët në konsorcium duhet të plotësojë kriterin finnanciar dhe vërtet kompania që siguronte kapitalin, xhiron dhe të gjithë garancitë financiare ishte kompania Mërkuria, një nga palët në konsurcium kurse kompania tjetër Texas referery plotësonte kriterin e eksperiencës teknike në industrinë e rafinerimit të naftës që të ishte jo më pak se tre vjet.
Pse është ndryshuar VKM-ja? Në fakt, në VKM është bërë vetëm një shtyrje afati, pasi ka qënë një mospërputhje në lidhje me naftën e vendit. Ka të bëjë me naftën e vendit dhe jo me subjektin ARMO, por mëqënese kemi vetëm një rafineri nafta e vendit dihet se ka përmbajtje shumë të lartë squfuri.


Në seancën plenare, deputetët miratuan projekligjet të përfshira në rendin e ditës, ndërsa projektligji Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9663, datë 18.12.2006, Për koncensionet u shty për në seancën e ardhshme.
Seanca plenare i mbylli punimet në orën 14.15

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›