E Diel, 1 Nëntor 2026

Aselborn: Keni bërë reforma shumë të rëndësishme.

   Liberalizimi i vizave dhe ratifikimi së shpejti i protokollit të anëtarësimit të NATO-s, nga Luksemburgu, janë prioritetet e afërta  e politikës sonë të jashtme në raport me Shqipërinë, tha Zëvendëskryeministri dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Zhan Aselborn në takimin me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.   Këto çështje, tha Kryetarja e Kuvendit janë çështje parësore edhe për Shqipërinë, ndaj mbështetja e vendeve si Luksemburgu është shumë e rëndësishme."   Keni bërë reforma shumë të rëndësishme, tha zoti Aselborn, dhe kjo është shumë evidente. Unë shoh që Shqipëria ka ecur shumë përpara nga hera e fundit që kam qenë këtu përpara dy vitesh.   Duke e njohur zotin Aselborn me reformat kryesore të miratuara në parlament, Kryetarja e Kuvendit u ndal në në reformat në fushën fiskale dhe në ato të fushës së drejtësisë.
Reformat e mëdha kanë dhënë rezultate e tyre, tha Kryetarja e Kuvendit dhe të gjithë e shohin se Shqipëria po ndryshon.   Më tej, biseda miqësore u ndal në bashkëpunimin mes dy vendeve por edhe dy parlamenteve dhe, dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin se marrëdhëniet shumë të mira politike janë bazë solide për nxitjen e mëtejshme të këtij bashkëpuimi.   Do të ishte një kënaqësi për mua, tha Kryetarja e Kuvendit që pas vizitës që unë zhvillova në Luksemburg të kishim në Tiranë edhe Kryetarin e parlamentit tuaj.
                                         
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›