Kryetarja e Kuvendit: Anëtarësimi në NATO një ngjitje që kërkonte kurajo, kërkonte një lidership të fortë dhe që konkludohet sot këtu në Strasbourg.
Anëtarësimi në NATO është një moment kulminacioni, është një moment ku Shqipëria mbyll periudhën e tranzicionit politik. Mbyll një histori të vështirë, të guximshme, që filloi në vitin 1992, në atë kohë kur Shqipëria i kërkoi NATO-s të anëtarësohej. Por çështja ka kaluar në disa faza, në shumë iniciativa, në rrugëtim, në rrugë drejt ngjitjes. Një ngjitje që kërkonte kurajo dhe, mbi të gjitha kërkonte një lidership të fortë dhe që konkludohet sot këtu në Strasbourg.
Kështu u shpreh Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në një intervistë të dhënë për Top Channel, në Strasburg, në përfundim të samitit të NATO-s ku Shqipëria u anëtarësua me të drejta të plota.
Është e vështirë të përcjellësh emocionet kur shqiptarët e shohin veten si qytetarë të NATO-s, të ulur në të njëjtën tavolinë me të njëjtat të drejta, edhe me të drejtën e votës, edhe me të drejtën e asaj vendimmarrjeje që merret me konsensus. Është e barabartë me Shtete e Bashkuara të Amerikës, të Gjermanisë, të Francës dhe gjithë vendeve të tjera.
E pyetur se cilat janë meritat kryesore që i njihni qeverisë së partisë suaj, maxhorancës suaj në këtë arritje, Kryetarja e Kuvendit iu përgjigj:
Partia Demokratike e filloi në vitin 1992 këtë proces, e vazhdoi kur hyri në partnershipin për paqe në vitin 1994, e vazhdoi me reformat që i bëri vendit në atë periudhë me mbështetjen që i dha misioneve në Bosnje me të gjitha marrëveshjet që u votuan në Parlament në vitet e mëpasshme, në dërgimin e trupave në Afganistan, në Irak dhe në vendet e tjera.
Sigurisht, në qoftë se lexojmë deklaratën e sotme në këtij Samiti thotë se ne e pranojmë Shqipërinë në këtë vend, sepse ne ndajmë me këtë vend demokracinë, ndajmë me këtë vend liritë individuale, ndajmë me këtë vend shtetin ligjor, ndajmë me të këtë vend vlera të përbashkëta, për të cilat të gjithë bashkë jemi angazhuar, i kemi realizuar, i kemi bërë në çdo moment, dhe do ti bëjmë në çdo moment, në çdo kohë dhe kur do të jetë e nevojshme.
Sot Shqipëria është një vend i sigurt dhe kjo shkruhet në deklaratën e përbashkët. Çdokush që mund të mendojë se mund të kërcënojë Shqipërinë, apo ndonjë vend tjetër, ai do të mbrohet nga e gjithë kjo aleancë.
Kështu që në këtë aspekt, është krenari, është unitet, është siguri, është diçka, unë them e merituar. Unë besoj se shqiptarët për gjithë historinë e meritojnë. Kryesisht e bërë e mundur për shkak të suksesit të reformave dhe të vullnetit të fortë, për insistencën kumbëngulëse për ti bërë realitet këto reforma.
Natyrisht, duket shekullore dhe në fakt kështu është, që historia e integrimit është historia e Partisë Demokratike në këto vite, dhe unë si nënkryetare e Partisë Demokratike ndihem shumë krenare. Natyrisht, së pari si shqiptare, sepse sot ne të gjithë bashkë, të majtë, të djathtë, pa parti, apo të qendrës, jemi qytetarë të NATO-s, dhe kjo është gjëja më e jashtëzakonshme. Pa dyshim, vijoi Kryetarja e Kuvendit, vendet e NATO-s na kanë dhënë një peshë të jashtëzakonshme, megjithëse Shqipëria është një vend i vogël, Kjo do të thotë se procesi vazhdon, sfidat janë të mëdha në mënyrë të veçantë në këtë moment të vështirë të krizës globale dhe po ti rikthehemi deklaratës të përbashkët të sotme të këtij Samiti, një ndër pikat është edhe detyrimi i përbashkët për të përballuar së bashku këtë sfidë të madhe, të vështirsive dhe të kërcënimit që vendet tashmë dhe bota njeh nga kriza globale. Pra, edhe koncepti i mbrojtjes dhe i sigurisë nuk është i njëjtë si ai që ka qenë disa vite më përpara, një koncept ushtarak, është një koncept që përfshin të sigurt të tërë elementët ndër të cilët edhe problemet ekonomike, problemet politike, problemet e reformave sociale dhe më tej. Po ashtu edhe gjithë angazhimi në MSA, si proces që kërkon kurajo, pa dyshim lidership, pa lidership nuk bëhet, pa lidership ishte e pamundur, pa lidership sot ne nuk do të ishim këtu bashkë në Srasburg duke uruar njëri-tjetrin dhe duke iu gëzuar kësaj date të madhe. Pyetjes së gazetarit Balla : Duke iu njohur edhe bindjet tuaja të thella antikomuniste, dhe lidhur me një deklaratë tuajën, që keni bërë edhe në emisionin tim, që kjo është ngjarja më e madhe në historinë e Shqipërisë, Do të doja tju pyesja: është NATO, apo është rënia e komunizmit?, Kryetarja e Kuvendit iu përgjigj: Janë procese që kanë shkuar paralelisht; është rrëzuar komunizmi dhe është bërë kërkesa e parë për tu anëtarësuar në NATO. U rrëzua komunizmi, sepse synohej NATO, sepse synohej perëndimi, sepse synohej një komunitet unik i vlerave të përbashkëta, në të cilat sot ne ndihemi pjesë.
Kështu që është një formë finalizimi i asaj ëndrre, për të cilën studentët e 90-ës dolën dhe protestuan. Domethënë, ka ndodhur ajo që dukej e paimagjinueshme, që dy blloqe të ndara, që e shihnin armiq njëri-tjetrin, që e shihnin rival njëri-tjetrin, të ndarë në ideologji, të ndarë fizikisht, të ndarë edhe në sipërfaqe, në territoret që ato zinin, sot ishin të gjithë bashkë në të njëjtën tavolinë, për të marrë angazhimin dhe për të përballuar të gjithë së bashku edhe sfidat që kemi sot, me kërcënimet e terrorrizmit, me problemet në Afganistan.
Do të ishte vërtet 60 vjetori një datë e jashtëzakonshme, që koincidon me 20 vjet largim të komunizmi.