E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit viziton Katedralen e Shën Palit: Çdo ditë, çdo orë, të përcjellim më shumë se kurrë shpirtin e humanzimit.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vizitoi sot edhe Katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku u prit nga Arqipeshkvi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita.

Kryetarja e Kuvendit uroi të gjithë besimtarët për më shumë lumturi, paqe e harmoni në familjet e tyre. Urimet më të mira, gëzuar pashkët! Është momenti në të cilin të gjithë bashkë, jo vetëm sot, por çdo ditë, çdo orë duhet të përcjellim më shumë se kurrë shpirtin e humanzimin, gjë për të cilën ka nevojë çdo familje, çdo fëmijë, çdo burrë, çdo grua, çdo pensionist, tha Kryetarja e Kuvendit. E pyetur nga gazetarët lidhur me Sheshin Skëndërbej, Kryetarja e Kuvendit tha: Unë besoj realisht shumë dhe e dua fort ambjentin. Unë, nuk kam qenë kurrë ndonjëherë partizane e piramidave.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›