Kryetarja e Kuvendit e ftuar e veçantë në ceremonitë e organizuara me rastin e betimit të Presidentit të ri të SHBA, Barack Obama.
Kryetarja e Kuvendit , Jozefina Topalli, e cila ndodhet në Washnington, për të marrë pjesë ndër personalitetet politike në ceremoninë e betimit të presidentit të 44 të SHBA, së Barak Obama, ka qenë e ftuar e veçantë e kongresmenit Bill Hanbury, në darkën festive të organizuar prej tij për këtë rast.
Kongresmeni Hanbury, ka pritur Kryetaren e Kuvendit në mjediset e Muzeut të Artit amerikan Smithsonian, vend ku kishte zgjedhur të organizonte, këtë darkë madhështore.
Në këtë eveniment ka qenë i ftuar Presidenti Obama, i cili do të bëjë betimin në Capitol hill në 20 janar, në mesditë.
Presidenti i zgjedhur amerikan ka qenë i pranishëm dhe ka përshëndetur dhe darka të tjera, festive, të organizuara nga kongresmenët amerikanë, të mbajtura në hotelet më me emër të ëashingtonit dhe në qendrat më të mirënjohura kulturore.
Ceremonia e betimit të Presidentit të ri Obama, e cilësuar historike, ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm dhe ka sjëllë në ëashington, një numër rekord vizitorësh nga e gjithë SHBA.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë është gjithashtu e ftuar të ndjekë panelin, ku pritet të debatohet mbi sfidat dhe pritshmëritë e 100 ditëve të para të presidentit të ri ameriakn, nga analistët dhe politologët më me zë të Shteteve të Bashkuara.