Kryetarja e LGBT: Gay në Shqipëri, prindërit i keqtrajtojnë
TIRANË- Stigmatizim, persekutim dhe përjashtim so cial. Kjo do të thotë të jetosh në Shqipëri për një person të komunitetit LGBT (lesbike, gay, biseksual dhe transgjinor).
Sipas kryetares së "Aleancës kundër diskriminimit të LGBT" Xheni Karaj janë të shumta rastet ku familjet, pasi mësojnë se fëmija i tyre është homoseksual i nxjerrin jashtë apo i mbajnë të izoluar. Ajo thekson se, anëtarët e këtij komuniteti janë të detyruar të jetojnë një jetë të dyfishtë.
Si është jetesa e një personi gay apo lesbike në në Shqipëri?
Pjesa më e madhe e personave LGBT vazhdojnë të jetojnë të frikësuar që një ditë mund të humbasin miqtë e tyre, familjen ose punën nëse merret vesh orientimi i tyre seksual ose në rastet më ekstreme mund të bien pre e sulmeve nga grupe ose individë homofobë. Dhe pse gjërat kanë filluar të lëvizin për sa i përket aspektit ligjor në aspektin social ka akoma shumë punë për të bërë. Sfida më e madhe e aktivizimit LGBT do të jetë pikërisht ndryshimi i perceptimit social të homoseksualitetit, shembja e miteve të gabuara që janë krijuar dhe fosilizuar rreth personave homoseksual. Si rrjedhojë e mungesës së informacionit, pjesa më e madhe e shoqërisë akoma vazhdon të mendojë që homoseksualiteti është një sëmundje dhe pse Shoqata Amerikane e Psikologëve e ka hequr homoseksualitetin nga lista e sëmundjeve mendore që nga viti 1974. Homoseksualiteti vazhdon të perceptohet si një dukuri e cila është importuar nga jashtë dhe nuk i përket shqiptarëve por në të vërtetë ai ka ekzistuar, ekziston dhe do të vazhdojë të ekzistojë për shumë kohë.
Pse është ende i ulët numri i individëve që deklarohen hapur?
Problemi më i madh është impakti që do të ketë dalja hapur tek jeta e prindërve. Mendoj që kjo është një nga frikërat më të mëdha që step çdo person LGBT. Është akoma shumë e vështirë për një prind shqiptar të pranojë që fëmija e tij është gay, akoma më e vështirë është të gjendet përballë sfidës me shoqërinë e cila do ta vendosë atë përballë një gjyqi social. Për shumë të tjerë dalja hapur mund të sjellë pasoja shumë të rënda siç mund të jenë largimi nga shtëpia prej familjes e humbja e punës. Vizibiliteti rrit dhe riskun e kthimit në target për personat ose grupet homofobë. Gjithsesi, mendoj që vitet e fundit gjërat kanë filluar të ndryshojnë më shpejt dhe ne aktivistët LGBT që i përkasim komunitetit do të bëhemi më vizibël.
Sa e hapur është shoqëria shqiptare ndaj personave LGBT?
Siç e përmenda dhe më lart shoqërisë shqiptare i duhet akoma shumë punë për të arritur ndryshimin e perceptimit të homoseksualitetit dhe për të pranuar personat LGBT si pjesë e shoqërisë e cila duhet respektuar dhe pranuar pasi nuk ka asnjë ndryshim nga pjesa tjetër e shoqërisë dhe nuk cënon jetën dhe lirinë e askujt. Shoqëria shqiptare duhet të kuptojë që nuk ka "ne personat heteroseksual" dhe "ato homoseksualët" jemi të gjithë motrat, vëllezërit, prindërit, shokët, kolegët e dikujt. Mendoj që një rol të rëndësishëm në këtë proces informimi do të luajmë vetë ne aktivistët për të drejtat e LGBT dhe vetë komuniteti LGBT duke punuar për ndryshimin e realitetit në të cilin jetojmë.
Ku ka më shumë diskriminim ndaj këtij komuniteti?
Rastet më të rënda janë ato me familjet ku të rinj LGBT pasi dalin hapur në familje ose kur vetë familja i zbulon mbahen të mbyllur në shtëpi duke mos i lejuar as të ndjekin shkollën, ose abuzohen fizikisht nga prindërit ose vëllezërit më të mëdhenj. Ka raste kur ulur në një tavolinë e ëma i jep për të ngrënë njërit prej fëmijëve, por nuk i jep tjetrit që është homoseksual. Ka raste kur i dërgojnë fëmijët për t’u mjekuar duke i dhënë hormone gjë që është vërtetuar nga studimet që nuk funksionon madje është e dëmshme për fëmijët si psikologjikisht dhe fizikisht. Por, diskriminimi nuk mungon as në shkolla, apo në vendet e punës.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)