Këshillin Bashkiak, shtëpi nënës së gardistit Agim Llupo
TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi 409 kredi të buta për shtresat në nevojë. Për herë të parë një vendim i tillë edhe pse hapi debate mes përfaqësuesve të së djathtës dhe të së majtës, mori edhe votat e opozitës.
Një nga personat që përfiton është edhe Liri Llupo, nëna e gardistit Agim Llupo. Në mbledhjen e djeshme, përfaqësuesit e opozitës pretenduan se lista e paraqitur është e mbushur me militantë të Partisë Demokratike, ndërsa mazhoranca theksoi se të gjithë ata që kanë përfituar janë përzgjedhur mbi bazën e kritereve të përcaktuara qartë në ligj. Kryebashkiaku Lulzim Basha, që në nisje të mbledhjes së Këshillit Bashkiak deklaroi se në këtë mbledhje po merren vendime me rëndësi të madhe për qytetarët e Tiranës. “Shtresat në nevojë do mund të përfitojnë kredi të buta.
Është një proces i zhvilluar me transparencë të plotë. Këtu përfshihen jetimët, të përndjekurit, romët etj. Të miratojmë 409 kredi të buta për strehim. Përfaqësojnë shtresat në nevojë që përmbushin kushtet sipas ligjeve për të përfituar këto kredi”, - tha ai. Në nisje të mbledhjes këshilltari socialist, Aldrin Dalipi ngriti shqetësimin e bizneseve që sipas tij janë duke falimentuar, për shkak të rritjes së taksave. “Po paraqes këtu shqetësimet e biznesit që janë vënë në presion nga administrata e tatim-taksave në Tiranë. Bashkia po vepron arbitrarisht duke rritur taksat. Po i shtyni bizneset drejt falimentimit”, - tha ai në deklaratën e tij.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)