E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Parlamentit të Indisë së shpejti në Tiranë

Njoftimi u dha nga ambasadori indian Debashish Chakravarti, i cili ka zhvilluar një takim me kryetaren e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. Kryetarja e Kuvendit tha se pret me kënaqësi një vizitë të afërt të homologes indiane, Kumar, ftesë që kryeparlamentarja e Indisë e ka pritur me kënaqësi gjatë një takimi me Kryetaren Topalli, në New York. Ndërsa, Ambasadori i Indisë tha se "vitet e fundit kanë qenë për Shqipërinë vite të rëndësishme dhe India ka interes të veçantë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik me Shqipërinë". "Përfaqësuesit diplomatikë të shtetit dhe parlamentit të Indisë po punojnë që vizita e Kryetares së Parlamentit të realizohet sa më shpejt. Kjo vizitë do të përbëjë edhe vizitën e parë të këtij niveli nga India në Shqipëri që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike", tha ai.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›