E Shtunë, 31 Tetor 2026

Runi dhe Zherrard në shitje?

Së fundmi e përditshmja britanike “Daily Star” bën të ditur se sulmuesi i Mançester Junajtid, Uejn Runi, është vënë në shënjestër të Barcelonës, e cila duket e gatshme t’i ofrojë atij një kontratë me nëntë milion euro në sezon.Kurse e përditshmja sportive spanjolle “El Mundo Deportivo” shkruan në numrin e sotëm se sulmuesit anglez i pëlqen shumë klubi katalanas dhe mësohet se ai i ka kërkuar informacione ish-shokut të skuadrës te Mançesteri, Zherrard Pike, që tani luan te Barcelona. Ndoshta në merkaton e verës mund të arrihet një marrëveshje, duke parë se klubi anglez po kalon një periudhë krize financiare.Kurse sipas “Daily Mail”, kapiteni i Liverpulit, Stivën Zherrard, është gjithnjë e më larg “Të Kuqve”. Tabloidi shkruan se mesfushori mund të largohet gjatë merkatos së verës në fund të sezonit dhe destinacionet më të mundshme janë Reali i Madridit, Interi dhe Mançester Siti.                                                                                                

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›