E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e parlamentit mbledh Shtabin e Emergjencave ne Shkoder

Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli mori pjesë në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave në Shkodër. Nisur nga situata në terren, Kryetarja e Kuvendit e cilësoi gjendjen në këtë qark si të pazakontë. “Është një situatë e paparë prej disa dekadash, një betejë, me kohën, borën dhe temperaturat e ulta. Duhet nje angazhim heroik dhe është një mision i vështirë për njësitë vendore”, vuri në dukje Topalli, gjatë fjalës së saj. Gjithashtu, Kryeparlamentarja Topalli bëri me dije se po punohet me helikoptere dhe fadroma për shpërndarjen e ndihmave dhe hapjen e rrugëve. Madje, me qëllim ardhjen në ndihmë të banorëve në zonat e bllokuara, Topalli kërkoi që të gjitha njësitë të dërgojnë nevojat e tyre, pasi kjo gjendje kërkon solideratet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›