Kryeveprat e Fellinit për një javë në skenën shqiptare
Një program i gjerë e i larmishëm për të kujtuar veprën e Federico Fellinit do të vijë këtë fillim Maji, për publikun e gjerë shqiptar, e veçanërisht për admiruesit e këtij mjeshtri të kinematografisë italiane. Kështu, në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, në kryeqytet, për disa ditë me radhë do të zbresin disa prej veprave më të mira të regjisorit. Gjithçka vjen e organizuar me rastin e stinës së madhe të aktiviteteve “Italia dhe Shqipëria 2010- dy Popuj, një Det, një Miqesi”, ku Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me të tjerë institucione kulturore në vend ka organizuar një program të gjerë për të kujtuar veprën e Fellinit, nga momenti që në vitin 2010 festohet edhe 50 vjetori i “La dolce vita”, e njohur në të gjithë botën dhe e transformuar në simbol të jetës dhe kulturës italiane, i cili do të shfaqet për publikun në datën 3 Maj, në sallën “Nënë Tereza”, të Pallatit te Kulturës ku edhe do të performohet një retrospektive e disa prej kryeveprave të regjisorit të madh, e kuruar nga Roberto Chiesi, kritik kinematografie dhe Përgjegjës i Fondacionit Pasolini të Kinostudios së Bologna -s. Homazhi për Fellinin do të vazhdojë, me 4 maj, në orën 19.00, me shfaqjen e baletit bashkëkohor “I Bislaçhi”, homazh për Fellinin, gjithashtu e organizuar pranë TOB nga Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Rajonin Emilia Romagna. Shfaqja, me ideatorë, koreografe dhe regjisore Monica Casadei, frymëzohet nga universi i kineastit Federico Fellini. Balerinët, Chiara Ameglio, Pieradolfo Ciulli, Vittorio Colella, Gloria Dorliguzzo, Sara Muçioli, Emanuele Serreçhia revokojnë dhe rishpikin imazhe, skena dhe personazhe të disa filmave të mjeshtrit të madh, mbi muzikën e famshme te Nino Rota. Do të projektohet gjithashtu filmi “Il lungo viaggio” i Andreij Khrzhanovskij, që mbledh dëshmi të artit fellinian të skenuar dhe të treguar jashtë fushës nga poeti Tonino Guerra që ka marrë Targën e Presidentit të Republikës si dokumentari më i mirë mbi artin italian. Një atmosfere e pasur me poezi dhe ndjenjë, por edhe me energji dhe forcë karakterizon shfaqjen, ku baleti, teatri dhe dizenjot e Fellini –t te filmit “Il lungo viaggio” thuren për të rikrijuar botën e mrekullueshme të Fellini- t. Aktivitetet për Fellinin do të vazhdojnë në datat 5, 6 dhe 7 maj, në të njëjtën sallë, ku në orën 15:30 do të shfaqen kryevepra të tjera të regjisorit italian si “ 8 e ½”, “Vitellonët”, “Fellini Satyricon” dhe “Casanova”. Federico Fellini, është vlerësuar si “Kavalier i Kryqit të madh” dhe ka qenë një regjisor i njohur dhe i sukesshëm italian. I njohur për një stil të ndryshëm nga regjisorët e tjerë, një stil plot fantazi dhe imazhe baroke, ai është cilësuar si një prej filmbërësve më influencues në botë për shekullin e 20-të. Ndërkohë që “La dolce vita” është një ndër kryeveprat e njohura të autorit Fellini, film ky që vazhdon të ketë rëndësi të madhe në botën kinematografike edhe pse u bënë 50 vjet nga realizimi i tij.
Jeta dhe aktiviteti i Federico Fellini
Federico Fellini u lind në Rimini, më 20 janar 1920 dhe vdiq në Romë më 31 tetor 1993.
Familja kishte një origjinë mikroborgjeze, nënës Ida Barbiani, romake, ishte shtëpiake dhe babai, Urbano, i cili vjen nga Gambettola, është një përfaqësues tregtie, veçanërisht të ushqimit. Fellini ka frekuentuar shkollën e ciklit të lartë në qytet dhe fillon punën e tij të parë, me një pagë minimale si karikaturist i parë: menaxheri i kinemasë Fulgor, dhe nis të punojë portrete të porositur të aktorëve të njohur që do të mbeten si kujtim. Në verën e vitit 1937 Fellini themelon kompaninë me piktorin Demos Bonini, seminar "Febo", ku të dy bëjnë karikatura në drejtim të miqve. Gjatë vitit 1938 ka zhvilluar një lloj bashkëpunimi epistolar me gazeta dhe revista, si karikaturist, në "Domenica del Corriere" ku ka botuar një duzinë me punë në rubrikën "Kartolina nga publiku”, ndërsa me gazetën javore të Fiorentinës "420" marrëdhënia nisi të bëhet më profesionale dhe vazhdoi të punoi në periudhën e parë të "MarcAurelio". Në vitet e fundit Fellini tashmë jeton përgjithmonë në Romë, ku ai u zhvendos në janar 1939, me arsyetim për tu regjistruar në jurisprudencë. Nga ditët e para, ai mori pjesë në botën e spektaklit dhe radio, ku u takua, ndër të tjera, me Aldo Fabrizi, Marcello Marchesi dhe Erminio Macario, dhe filloi të shkruante skenare dhe batuta. Në radio më 1943, takon edhe Giulietta Masina, e cila është gjithashtu duke luajtur personazhin e Pallina, të krijuar nga Fellini në komedinë e “Le avventure di Cico e Pallina”: në tetor të atij viti ata ishin martuar. Fellini i madh realizoi 20 filma gjatë krijimtarisë së tij, të cilat mund të ndahen në dy pjesë: 6 filmat e parë (1951-1959) i përkasin periudhës së neo-realizmit ku më i shquari është i mrekullueshmi "La strada" (1954) dhe të tjerët, duke filluar nga 1960, filma ku mbizotëron imagjinata e lirë. Pikërisht, në 1960-tën, ai prezanton në Festivalin e Kanës "La dolce vita", me të cilin fiton dhe Palmën e Artë. Filmi bën një radiografi të shkëlqyer jetës romane së asaj kohe, ku në qendër është Marcello Mastroianni, gazetar mondan. Personazhet e Fellinit janë aq sa satirikë aq dhe dramatikë. Nga filmat e tjerë të njohur, po aq me famë përmenden: "8 e 1/2", "Amarcord", "Satyricon", "Ginger e Fred".
27 Prill 2010