E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kameni mund të mbetet në Espanyol

Nga Express më 19 korrik 2011 në ora 18:16

Portieri i Kamerunit, Carlos Kameni mund të mbetet në Espanyol, pavarësisht bisedimeve për transferim te klubi italian Roma.

Kameni kishte marrë leje nga Espanyoli për të biseduar me Giallorossët, por transferimi nuk është finalizuar ende.

Espanyol ka publikuar një komunikatë ku thuhej: “Carlos Kemani duhet të paraqitet në Espanyol pas dështimit në arritjen e një marrëveshjeje për transferim te Roma. Ai duhet t’i bashkohet ekipit në përgatitje në Peralada”.

Roma kërkon një portier pas largimit të Alexander Donit, i cili kaloi në Liverpool.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›