Synimet e Boas Koha te marrim Champions

Chelsea ka nisur turin aziatik, ku do të zhvillojë fazën përgatitore në prag të sezonit të ri ku kërkon të kthehet te suksesi në kampionatin anglez dhe Ligën e Kampioneve. Ndalesa e parë e Bluve të Londrës ka qenë Malajzia nga ku tekniku Andres Villas-Boas ka shprehur të gjithë optimizmin se në drejtimin e tij skuadra do të arrijë të trimfojë në Premier Ligë dhe në Champions.
“Chelsea bën pjesë tek ato skuadra që e nisin sezonin me objektiva madhore siç është titulli në kampionat dhe në Europë. Edhe në këtë sezon nuk ndryshon asgjë. Në vitet e fundit skuadra ka luajtur në gjysmëfinale dhe finalet e Champions, ndërsa besoj se tani ka ardhur koha që ky trofe të jetë i yni”, ka thënë Villas-Boas, i cili në pankinën e Chelsea zëvendësoi Carlo Ancelottin, pas një karrierë të shkëlqyer me Porton.
Tekniku portugez fitoi në një sezon të vetëm titullin kampion, Kupën dhe Ligën e Europës, ndërsa me skuadrën angleze kërkon të përsërisë të njëjtin sukses. Për ta bërë këtë Villas-Boas kërkon të përforcojë skuadrën, ndërsa vazhdon ndjekjen në merkato ndaj sulmuesit kolumbin të Portos, Falcao dhe mesfushorit kroat të Tottenam, Luka Modriç.
Nertan Prifti