Tafaj:Më shumë interes për shkollat e profilizuara

Arsimi profesional duhet të zgjerohet madje ai duhet të zërë 40 përqind të arsimit të mesëm, dhe arsimit të mesëm profesional ekonomik duhet t'i jepet një rëndësi e veçantë. Kështu është shprehur Ministri i Arsimit dhe Shkencës gjate nëshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi me Përfaqësues të Kulturkontaktit Austria Monika Mott për nisjen e Projektit "ALBIZ" Albanian Business School), në kuadër të reformës së Arsimit të Mesëm Ekonomik në Shqipëri 2009-2013. Gjate nenshkrimit të kësaj marrëveshjeje ka qene i pranishëm edhe Ambasadori i Austrisë në Tiranë z. Florian Raunig
Projekti "ALBIZ" (Albanian Business School) ka një financim prej 800 mijë euro nga i cili do të përfitojnë 11 shkolla të mesme ekonomike dhe rreth 80 mësues të këtyre shkollave.
Ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe objektiva e tij përputhen tërësisht me të gjtha objektivat e MASH-it në fushën e arsimit profesional. Ai prek kurrikulat dhe ç'ka është më e rëndëshime ai prek edhe mësuesit, por impakti i tij është i drejtpërdrejtë për së paku 4 mijë nxënës të shkollave të mesme ekonomike, -vijoi Tafaj.