Sandra puth Meryl

Sandra Bullock ka mbjell një puthje në buzët e Meryl Streep pasi që ato të dyja fituan çmimin për aktoren më të mirë në edicionin e 15 të “Annual Critics' Choice Awards”.
Meryl (60) ka fituar për rolin e saj si fëmija e Julia në filmin “Julie & Julia” përderisa Sandra është zgjedhur si më e mira për rolin e saj në filmin “The Blinde Side”.
Gjatë kohës kur Meryl ka pranuar çmimin e saj në sallën e Palladium të Hollywood-it në Los Angeles ka thënë: “Së pari dëshiroj të falënderoj burrin tim i cili tani po luan golf”.
“Por, jam ulur pranë shefit të "Sony' kështu që jam shumë e “tronditur”. Jam më të vërtetë, më të vërtetë e tronditur sepse më të vërtetë jam e lumtur për atë që bëj. E dua aktrimin, e dua punën, e dua ushqimin dhe e dua seksin – ashtu sikurse fëmijë i Julia, kështu që nuk kemi edhe aq shumë shtendosje”.
“Dëshiroj që të falënderoj edhe dhuratën e pakëndshme të Stanley Tucci që luan bashkë me mua në Julie & Julia – ai e di pse”, ka thënë ajo.
Pasi Meryl ka përfunduar, Sandra (45) po ashtu është lajmëruar si fituese.
Gjërsa ajo shëtiste nëpër skenë për të marrë gongun e saj, ajo shtirej si e egër, duke bërtitur, ‘Kjo është gjepur”.
Por, pastaj ajo përqafon Meryl – para kësaj Sandra jep një puthje të shpejt në gojën e saj.
Pastaj ajo tha: “Ky është një nder. Kjo (Streep) me inspiroj muaj që ta bëj këtë më mirë. Për kritikët – vë bast se nuk do ta shikoni më këtë skenë. Agjenti i im ... që vështirë e gjeni dike punuar...’më parë kishte thënë se ai kurrë nuk dëshironte ta lënte shtëpinë pa ngrenë dhe pa pasur seks”.
"Jemi fat që jemi sonte këtu kur shumica janë duke ndjer dhimbje. Nuk di çfarë të them por Meryl është një puthëse profesioniste”, ka thënë në fund ajo.