Hollywood-i vrau Murphy-in

SIMON MONJACK, burri i BRITTANY MURPHY's e ka hapur çështjen për vdekjen misterioze të aktores duke e fajësuar presionet e tepërta te Hollywood-it.
Bukuroshja 32 vjeçare vdiq me 20 dhjetor në shtëpinë e saj në Hollywood pasi vuante nga sëmundja kardiake.
Varrimi i saj është shtyre për shkak të disa rezultateve të autopsisë.
Në emisionin e Larry King së bashku me vjehrrën e tij, Simoni tha: dëshironi të dini se çfarë bëri qe t’iu ndalte zemra Brittany?
“Hollywood-i ndali zemrën e Brittany”, u shpreh Simon.
Larry ka pyetur që të dy se si janë mbajtur qe nga vdekja e Brittany? Ata janë përgjigjur që nuk është e lehtë për ta.
Simon tregon që mjeket i kanë treguar që ka vdekur Brittany, por nëna e së ndjerës thotë që unë e kamë ndjerë qe vajza ime kishe shkuar.
Ajo thotë: “Ne e kemi ditur para se mjekët të na tregonin, thjesht e dija qe jeta e saj kishte dalë nga trupi i vajzës sime”.