E Diel, 1 Nëntor 2026

Morati: Mourinjo qëndron edhe po nuk fitoi Championsin

Në një intervistë për të përditshmen torineze “La Stampa” numri një i klubit nga Milano ka folur për ekipin dhe për rivalët kryesorë, Milanin dhe Juventusin. “Liga e Kampionëve është objektivi ynë, por nuk jem të fiksuar pas saj. Mourinjo nuk do të lëvizë, edhe nëse nuk arrijmë ta fitojmë”, tha Morati.Më pas ai vlerësoi Milanin dhe veçanërisht trajnerin Leonardo: “Nëse ata kanë besim dhe optimizëm të madh në lojën e tyre, e gjithë merita është e trajnerit. Leonardon e vlerësoj shumë dhe do të doja ta kisha si drejtues në klub”.Në fund edhe diçka mbi Juventusin: “Nuk e prisja një paraqitje kaq të dobët. Nuk janë në një moment të mirë”.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›