E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perendimi i dha fund luftes ne rajon, tani eshte koha per te siguruar paqen.

Nga Morton Abramowitz, Daniel Serwer

Bosnja dhe Kosova kryesisht jane zhdukur nga syte e opinionit publik. Uashingtoni dhe Brukseli jane duke shpresuar qe premtimi per anetaresim ne Bashkimin Evropian, do te triumfoje se fundmi mbi tensionet etnike, qe vazhdojne te ekzistojne ne rajon. A do te jete keshtu. Per me teper, nje BE mjaft e percare eshte duke lejuar qe Ballkani te rreshqase, drejt nje paqendrueshmerie me te madhe, ndersa Shtetet e Bashkuara qendrojne pothuajse menjane. Investimi masiv i Amerikes ne rajon gjate viteve 1990' mund te marre rrugen, ku ka shkuar tregu i pasurive te patundshme.

Bosnja eshte nje shtet jofunksional qe jeton nen kercenimin konstant te rajonit te tij autonom serb, per te mbajtur nje referendum mbi pavaresine. Kryeministri mysliman boshnjak deshiron te nxjerre jashte loje Marreveshjen e Dejtonit, e cila i dha fund luftes boshnjake me 1995, t'i jape fund autonomise serbe dhe te krijoje nje shtet unitar. Mungesa e vemendjes nga perendimoret ka deshtuar ne qetesimin e tensioneve midis grupeve etnike. Plaget e luftes jane akoma te pambyllura.

Kosova e cila kohet e fundit shpalli pavaresine, e panjohur nga 2/3 e shteteve te botes - perfshi edhe 5 vende anetare te BE-se - mezi funksionon pas dhjete vjet administrimi te OKB-se. Ajo ka nje papunesi te larte dhe shume pak investime te huaja, dhe i nevojitet nje asistence e konsiderueshme, e huaj.

Politikisht shume me i demshem per shtetin e ri eshte pjesa veriore e Kosoves, e banuar kryesisht nga serbet, e cila vazhdon te jete e qeverisur prej Beogradit pa kundershtime te ashpra nga BE-ja ose SHBA. Kjo eshte ne fakt ndarje e shtetit, delikate per Kosoven dhe forcon tensionet e vazhdueshme etnike.

Shkaku per pjesen me te madhe te kesaj paqendrueshmerie, vazhdon te mbetet ne Beograd. Megjithese qeveria e re eshte e etur per t'u bere pjese e BE-se, ajo insiston per te qeverisur serbet ne Kosove dhe eshte duke bere gjithcka te mundur, per te permbysur pavaresine e saj.

Ne Bosnje, Beogradi eshte duke punuar me Mosken per te forcuar autonomine e serbeve, me mbeshtetje politike dhe ne menyre te vecante me ate ekonomike. Megjithe sigurimet e saja te vazhdueshme per te kerkuar nje te ardhme evropiane, Serbia mbetet e zhytur ne batakun e se kaluares, dhe nuk ka arritur te dergoje perpara Gjykates se Hages, kriminelin e luftes Radko Mlladic.

BE-ja, e cila beson se Serbia eshte qendra e Ballkanit, eshte duke bere pak per ta nxjerre ate jashte batakut. Te gjithe vendet anetare duket se pajtohen me supozimin se, nen presidentin pro-BE, Boris Tadic, Serbia duhet te lejohet te vazhdoje procesin e pranimit ne BE - pavaresisht nga politikat e saja kundrejt Kosoves dhe Bosnjes dhe faktit qe Serbia nuk ploteson kerkesat e BE-se per reformat politike dhe ekonomike.

Brukseli frikesohet se cdo dobesim per t'i dhene mbeshtetje te plote z.Tadic, do te sillte ne pushtet nacionalistet ekstremiste. Ne pergjithesi SHBA kane ecur ne nje drejtim me BE. Brukseli dhe Uashingtoni duket se besojne qe koha dhe parate, do te zgjidhin perfundimisht problemet. Qeveria serbe beson - ose, per arsye te brendshme, pretendon te besoje - se ajo, ia ka hedhur BE-se duke marre premtimin per anetaresim, pa zgjidhur mospajtimet territoriale.

Nese tendenca drejt renies ne Ballkan duhet te ndryshoje, BE-ja dhe SHBA duhet te tregojne vendosmeri te paepur dhe qartesi me te madhe. Per te parandaluar nje rikthim te dhunes etnike ne Bosnje, Perfaqesuesi i Larte, i cili administron implementimin e Marreveshjeve te Dejtonit, duhet te jete rifuqizuar me mbeshtetjen e dukshme nga BE-ja, perfshi ruajtjen e forcave te saja paqeruajtese. Perfaqesuesi i Larte duhet te rigjalleroje reformat kushtetuese, qe jo me larg se tre vjet me pare u aprovuan me dy votime ne parlamentin boshnjak. Per shkak te kundershtimit te Moskes, nuk eshte e mundur te arrihet nje marreveshje ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se mbi Kosoven. Por SHBA dhe BE, misioni i ri i te cileve vepron tani ne veri, mund te fillojne procesin e ri-integrimit te pjeseve te kontrolluara nga serbet, ne shtetin e ri te pavarur duke siguruar qe ligji dhe rendi, atje te mos jete administruar nga Beogradi. Deri tani, mendjet e ftohta kane mbizoteruar ne Kosove, duke parandaluar ekstremistet qe te perpiqen te pushtojne veriun me dhune. Por Perendimi duhet te lejoje me nje shpejtesi te arsyeshme Kosoven, qe te qeverise te gjithe territorin e saj nese do qe te mbizoteroje paqja.

Serbia, Bosnja dhe Kosova te gjithe i perkasin BE-se. Kur ato te behen anetare te saj, kufijte do te behen me pak te rendesishem. Por BE-ja duhet ta beje te qarte se anetaresimi nuk eshte i mundur me ceshtjen e Kosoves te pazgjidhur, ose me Bosnjen akoma ne rrezik.

Asnje prej tyre nuk do te jete e lehte per BE-ne, ndersa ajo duhet te gjeje nje marreveshje midis 27 vendeve anetare. SHBA kane shume probleme te tjera, shume me thelbesore per sigurine e tyre sesa Ballkani. Por duke vepruar se bashku, Brukseli dhe Uashingtoni arriten t'i japin fund lufterave ne Ballkan, gjate viteve 1990'. Tani ka ardhur koha qe ata te punojne se bashku, per te sjelle nje paqe te qendrueshme per rajonin.

Publikuar dje ne "The Wall Street Journal"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›