E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherbimet qe do te financoje ISKSH per spitalet

Spitalet futen perfundimisht ne skemen e sigurimeve shendetesore. Keshtu, duke filluar nga data 1 janar, kane filluar te gjitha procedurat per te kryer hapin e ndryshimit rrenjesor ne sistemin e shendetesise. Keshtu, brenda muajit mars te ketij viti, Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor do te lidhe kontrate me cdo spital dhe brenda te njejtes periudhe, drejtori i spitalit do te lidhe kontrata me te gjithe punonjesit. "Kontratat do te bazohen ne sherbimet qe realisht ofrohen ne spitale, ne momentin e lidhjes se kontrates", u shpreh dje drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana.

Kontratat

Sikurse behet e ditur ne kontraten dypaleshe, nder te tjera do te percaktohen qarte sherbimet e parashikuara per cdo spital, menyrat e mbajtjes se te dhenave dhe te raportimit, modalitetet e pageses se spitalit, metodologjia e llogaritjes se shpenzimeve, treguesit e cilesise dhe performances, menyrat e ushtrimit te kontrollit nga ana e ISKSH, sistemi i referimit dhe menyren e identifikimit te te siguruarve si dhe menyrat e zgjidhjes se mosmarreveshjeve. Nje nga pikat me te rendesishme te ketij vendimi ka te beje me shnderrimin e spitalit ne person juridik, publik me buxhet te pavarur, i cili do te kete mundesi kontraktuale dhe do te jete pergjegjes per realizimin e prokurimeve publike te vete spitalit. Kjo do te thote qe spitalet me kete vendim fitojne autonomi, sa i takon perdorimit te fondeve per nevojat e spitalit e ne menyre te posacme per furnizimin me medikamente. Sigurisht procedurat do te monitorohet nga ISKSH-ja, e cila do te kontrolloje spitalet per pjesen e financimit.

Standardet

Nje rol themelor i mbetet Ministrise se Shendetesise, e cila sipas vendimit te qeverise, brenda korrikut 2009 duhet te percaktoje standardet per spitalet dhe deri ne fund te vitit, do te percaktoje protokollet e diagnozes dhe te trajtimit per cdo sherbim. Sipas ketij vendimi spitali ushtron veprimtarine e tij bazuar ne keto standarde qe percaktohen nga Ministria e Shendetesise dhe mund te rivleresohen cdo vit. Sa i takon financimit te spitaleve, ndarja e buxhetit per cdo spital per vitin 2009 eshte bere me vendim qeverie, ku jane te percaktuara zerat ne paga, sigurime dhe mallra e sherbime. Po sipas ketij vendimi, kalimi i buxhetit do te behet nepermjet llogarise se thesarit te Ministrise se Financave. Kjo do te thote se levrimi i fondeve do te behet nga Ministria e Financave per dhenien e pagave, sigurimeve dhe mallrave e sherbimeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›