Uji i Bekuar, vershojne bidonet ne kishe
Luljeta Ndoka
Kisha Ortodokse ne Rrugen e Kavajes ne Tirane, eshte mbushur dje paradite plot me besimtare, te cilet kane marre pjese ne sherbesen fetare dhe ne te gjitha ritet e tjera, me rastin e festes se Theofanise, ose pagezimit te Jezu Krishtit. Qindra prej tyre kane pritur dje per ore te tera me radhe, derisa te fillonte momenti i rrjedhjes se ujit te bekuar ne rubinetet e shumte, te cilet gjendeshin anekend oborrit te Kishes. Ne fakt, me 6 janar ne shume vende eshte zakon qe Bekimi i Ujit te behet ne det, lume, liqen apo ne ndonje pellg uji. Kur nuk eshte mundesia, sic ishte rasti i djeshem, bekimi behet ne kishe.
Bekimi
Lutja per paqe ka qene dje kryefjala e lutjeve qiellore te bera ne mjediset e Kishes Ortodokse ne Tirane. Era e temjanit, dhe lutjet e pershpirtshme te predikuesve i jane bashkuar aromes se qindra qirinjve te ndezur ne korridorin e kishes, ndane arkave te vendosura per te mbledhur ndihma. Me pas, turma te medha njerezish kane hyre e kane dale duke iu lutur perulesisht ikones se Jezu Krishtit te Pagezuar. Me pas, ata jane afruar drejt kazanit te madh te mbushur me uje dhe te zbukuruar gjithandej, per te pritur momentin e madherishem te bekimit nga predikuesit. Dhe casti erdhi... predikuesi del ne ballinen e kishes, dhe lutet per te gjithe. "Paqe e mbaresi per ju dhe familjet tuaja", iu drejtua pjesemarresve prifti qe drejtoi sherbesen fetare, i cili nuk ngurroi me pas te bekonte ujin.
Uji
Me pas, te gjithe besimtaret, te cilet vlen te theksohet se nuk ishin vetem ortodokse, por edhe myslimane e katolike, filluan perpjekjet per te marre pak nga ky uje. Me bidona ne duar, ata kane vershuar drejt te gjithe rubineteve te vendosur pothuaj ne cdo cep te oborrit te Kishes. Me gjithe shtyrjet e besimtareve per te mos ngelur pa uje te bekuar, stafi i kishes u perpoq t'i qetesonte se kishte uje per te gjithe. Kryqi u hodh, por ne pamundesi te ambienteve, nuk u krye dot riti i hedhjes ne uje per te gjetur kryqin. Ne fakt, me 6 janar ne shume vende eshte zakon qe Bekimi i Ujit te behet ne det, lume, liqen apo ne ndonje pellg uji. Kur nuk eshte mundesia, bekimi behet ne kishe. Ne sherbesen e shenjterimit te ujit thuhen lutje te vecanta, duke thirrur Shpirtin e Shenjte te vije mbi ujin dhe mbi te gjithe ata qe marrin pjese ne te. Gjithashtu, thirret Krishti te shenjteroje ujin, te gjithe njerezit dhe te gjithe krijimin, nepermjet shfaqjes se pranise se Tij hyjnore dhe shenjteruese, me ane te banimit te Shpirtit te Shenjte, te Mire e Jeteberes. Kur kendohen himnet karakteristike te se kremtes, prifti zhyt kryqin ne uje tri here dhe pastaj vazhdon, duke sperkatur me ujin ne kater drejtimet e horizontit. Pastaj, ai bekon popullin dhe shtepite e tyre me ujin e shenjteruar, i cili qendron per shpetimin e gjithe njerezve dhe gjithe krijimit.