E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacientet, ja cfare perfitojne nga skema

Pacienti, ne kete moment, do te perfitoje faktin qe spitalet do te kene me shume barna, pasi do t'i prokurojne vete ato qe ne fillim te vitit dhe natyrisht do te garantohet nepermjet nje kontrolli shume te hollesishem nga ISKSH, qe te gjithe spitalet do te kene barnat me te domosdoshme, sipas sherbimeve qe ato japin. Kjo reforme i hap rrugen matjes reale te sherbimit, transparences, ne sherbimin shendetesor, pasi ne e dime qe nuk ka nje transparence se cfare sherbimi jepet, ne cfare vendi, ku jepen keto sherbime, si respektohet sistemi i referimit nga spitalet rajonale ne spitalin terciar, qe eshte QSUT. Te gjitha keto me vendosjen e kontrates midis nesh dhe spitaleve, (sic ju thashe eshte nje faze tremujore qe eshte lene per percaktimin e te gjithe elementeve ne kontrate) do te jene te percaktuar saktesisht se cfare sherbimi do te ofroje secili spital kundrejt pacientit. Ne kete liste jane te gjitha sherbimet qe jepen sot ne Republiken e Shqiperise, por nuk eshte e thene qe te gjitha vendimet qe jane atashuar ne VKM te jepen ne nje spital te caktuar. Per kete arsye detajimi do te vazhdoje me tej, me kontratat qe do te lidhe ISKSH me spitalet.

Lista e sherbimeve spitalore qe do te financohen nga ISKSH.

1. Sherbimi i Kardiologjise

-hemodinamika

-reanimacioni kardiologjise

2. Sherbimi i Kardiokirurgjise

3. Sherbimi i Kirurgjise angiovaskulare

4. Sherbimi i Hematologjise

5. Sherbimi Gastrohepatologjise

6. Sherbimi endokrinologjise

7. Sherbimi nefrologji dhe hemodialize

8. Sherbimi anestezi-reanimacionit

9. Sherbimi urgjences se semundjeve te brendshme

10. Sherbimi i mjekesise interne

11. Sherbimi alergologjise

12. Sherbimi reumatologjise

13. Sherbimi dermatologjise

14. Sherbimi ortopedise

15. Sherbimi okulistikes

16. Sherbimi ORL

17. Sherbimi kirurgjise maksilo-faciale

18. Sherbimi i kirurgjise se pergjithshme

19. Sherbimi i urgjences kirurgjikale

20. Sherbimi i kirurgjise digjestive

21. Sherbimi urologjise

22. Sherbimi djegie plastikes

23. Sherbimi neurologjise dhe neurofiziologjise

24. Sherbimi neurokirurgjise

25. Sherbimi i onkologjise dhe kirurgjia onkologjike

-statistika onkologjike (regjistri I kancerit)

-laboratori histopatologjik onkologjik

-laboratori klinik-biokimik onkologjik

26. Sherbimi rrezatim kobaltit

27. Sherbimi infektiv

28. Sherbimi pediatrise pergjithshme

-urgjenca pediatrike

-fizioterapia pediatrike

29. Sherbimi pediatrise se specialiteteve

30. Sherbimi pediatrise infektive

31. Sherbimi kirurgjise infantile

32. Sherbimi onkohematologjise pediatrike

33. Sherbimi reanimacionit pediatrik

34. Sherbimi laboratoreve (Klinik-biokimik, mikrobiologjik, imunologjik, anatomopatologjik, gjenetik mjekesor,laboratori mjekesise nukleare)

35. Sherbimi imazherise

36. Sherbimi fizioterapise

37. Sherbimi statistikave

38. Sherbimi i pneumologjise

39. Sherbimi kirurgjise torakale

40. Sherbimi ftiziatrish

41. Sherbimi gjinekologjise

42. Sherbimi obstetrikes

43. Sherbimi patologjise se barres

44. Sherbimi i neonatologjise

45. Sherbimi farmacise

46. Sherbimi i konsultave ambulatore

47. Sherbimi i toksikologjise

48. Sherbimi i koordinimit te urgjencave

49. Sherbimi psikiatrise ( QSUT )

50. Kontrolli i infeksioneve spitalore

Mbeshtetur ne ligjin e spitaleve

1. Spitali ditor

-Sherbimi te ndihmes se pare mjekesore per trajtim dhe kurim 24 oresh.

2. Spitali ne nivel bashkie (rrethi)

-Sherbimi urgjence

-Sherbimi i mjekesise se pergjithshme

-Sherbimi i kirurgjise se pergjithshme

-Sherbimi i pediatrise

-Sherbimi obstetri-gjinekologjise

-Sherbimi i anestezi-reanimacionit

-Sherbimi i radiologjise

-Sherbimi i laboratoreve klinik-biokimik

-Sherbimi farmacise

3. Spitali ne nivel qarku (rajonal)

-Sherbimi urgjence

-Sherbimi i mjekesise se pergjithshme

-Sherbimi i kirurgjise se pergjithshme + ortopedi traumatologji+urologji

-Sherbimi i pediatrise

-Sherbimi i obstetri-gjinekologjise

-Sherbimi i anestezi-reanimacionit

-Sherbimi i radiologjise

-Sherbimi i fizioterapise

-Sherbimi i laboratoreve klinike-biokimike dhe mikrobiologjike

-Sherbimi i anatomise dhe histologjise patologjike

-Sherbimi i hemodializes

-Sherbimi i farmacise

-klinika e ORL

-klinika e okulistikes

-klinika e semundjeve infektive

-klinika dermatologjike

-kabineti i onkologjise

-kabineti i riaftesimit

-kabineti i dietologjise

Lista e institucioneve qe nuk do te financohen nga ISKSH

Spitali Psikiatrik Vlore

Spitali Psikiatrik Elbasan

Sherbime te shendetit mendor ne rrethe

Sherbimi i Psikiatrise Shkoder

Qendra Kombetare e Riaftesimit, mirerritjes dhe zhvillimit te femijeve

Sherbimi Kombetar i Transfuzionit

Oficina elektro Mjekesore

Njesia e Transportit me Helikoptere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›