Veronika: Uji qe mbusha do te me sjelle mbaresi
Nder te gjithe personat qe nxitojne te mbushin uje te bekuar, te bie ne sy nje mesogrua, e cila quhet Veronika. Ka shume shkelqim dhe besim ne syte e saj, ndersa bidonin e mbushur me uje te bekuar, nuk e leshon nga dora. "Jam shume e bindur qe ky uje do me sjelle shume fat dhe mbaresi ne familjen time. Do te sperkas mjediset kryesore te shtepise, por s'do e harxhoj te terin", thote Veronika. Sipas saj, prania e ujit te bekuar nenkupton me shume mbaresi dhe shendet, per te gjithe pjesetaret e familjes. "Ështe nje nga ditet me te rendesishme per ne. Dita e sotme perkujton pagezimin e Jezu Krishtit dhe te te gjithe botes, ndaj e festojme shume", rrefen Veronika. Por, ajo nuk eshte e vetmja qe e perjeton aq shume festen e Theofanise ose Epifanise, e quajtur ndryshe ne gjuhen e popullit "Uji i Bekuar". Edhe besimtaret e tjere mendojne keshtu dhe sipas tyre, kjo dite eshte nje prej te kremteve me te medha te Kishes sone te Krishtere Orthodhokse. Kjo feste eshte shfaqja e Perendise ne bote si Trini (pra nje qenie e vetme ne tre persona) (Ati, Biri e Shpirti i Shenjte) ne momentin e Pagezimit te Jezu Krishtit, Birit te Perendise te bere njeri.