Në veri asgjë të re
Veriu i Mitrovicës edhe më tutje mbetet thembra e Akilit për Kosovën, por edhe pika më e dobët e bashkësisë ndërkombëtare, e cila në këtë rast po tregohet dualiste dhe ndonjëherë lojëse. Veriu i Mitrovicës falë destruksionit të serbëve, mbetet pika më nevralgjike e Evropës, sepse është ende pika me të cilën Kosovës i bëhet presion i jashtëzakonshëm, ndërsa bashkësinë ndërkombëtare pavendosmëria e saj e ka bërë peng të shantazheve të Beogradit. Institucionet e Kosovës garantojnë se nuk do të ketë ndarje apo nuk do të ketë shkëputje të territorit të Kosovës, por nuk e thonë çka do të bëhet nëse serbët e okupojnë edhe juridikisht veriun. Opozita alarmon se ndarja u bë akt dhe fakt i kryer, ndërsa asnjëherë nuk e tha se si të dalim nga kjo situatë: me diplomaci apo me luftë. Asnjë ofertë serioze nuk u dha, pos që u thanë shumë parashikime të zymta, depresive dhe vajtime të paskajshme, që më shumë u kanë hije vajtojcave. As qeveria nuk ka ndonjë plan, pos mbështetjen në bashkësinë ndërkombëtare dhe sinjalet që u vijnë nga e majta dhe nga e djathta. Kosova nuk ka forca mbrojtëse për të mbrojtur territorin e vet; TMK-ja që po shpërbëhet, nuk pati mundësi ta mbronte as veriun dhe as jugun asnjëherë, madje thuhet se nuk tentuan fare ta kalojnë lumin e Ibrit, as atëherë kur kishte më pak serbë të armatosur në atë zonë. KFOR-i garanton tërësinë tokësore nëse merr pëlqimin e shteteve apo të institucioneve të cilat e komandojnë. Dhe ato institucione nuk janë krejtësisht të qarta. Megjithatë, mbetet NATO-ja dhe ShBA-ja që do t’i udhëheqin ato forca në veri, që duhet dhe besojë se do ta mbrojnë veriun në situatat kritike që po vijnë, ndërsa po vjen era barut.
“Në veri asgjë të re”, - do të raportonte ndonjë gazetar, i cili është që nga fillimi në këtë pjesë të Kosovës, të cilën dhunshëm e banojnë serbët dhe që me formacionet e tyre tash nëntë vjet po e terrorizojnë popullatën shqiptare të lagjeve e të pjesëve të qytetit, ku shqiptarët ishin gjithmonë vendës, ndërsa serbët erdhën kolonë valë-valë, njëherë para Luftës së Dytë Botërore, pastaj pas Luftës së Dytë Botërore dhe vala më e madhe e serbëve në veriun e Mitrovicës erdhi pas vitit 1999. Në kohën kur shporreshin trupat e tyre ushtarake e policore, kolonët vendoseshin në këtë pjesë të qytetit, duke dëbuar me dhunë shqiptarët dhe duke i vrarë ata. Shqiptarët mbetën pakicë në qytetin e tyre, ku deri më 1999 ishin shumicë, sikurse kudo tjetër në Kosovë. Në vazhdim, terrori e dhuna nuk pushoi asnjëherë. Ndryshimet ishin krejtësisht të vogla ose retushime të çastit e të rastit, sepse serbët e dirigjuar nga Beogradi janë ata të mëparshmit: jokooperativë, të dhunshëm, neurotikë dhe të gatshëm që të shkrepin me kallash në çastin që ua jep sinjalin Beogradi, meqë ata i paguajnë, prandaj ata edhe i urdhërojnë. Institucionet tona nuk arritën që t’i inkuadronin në jetën politike e sociale të vendit, megjithëse u ofruan të gjitha të mirat dhe u dhanë të drejta më shumë sesa vendësve; u ofruan poste e emër, por ata apo një pjesë e tyre i morën edhe postet, edhe paratë, i morën edhe shtëpitë që ua mbaruan, e megjithatë iu kthyen serish Beogradit. D.m.th. ata nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë sa kohë që janë nën hipnozën dhe nën urdhrat e Beogradit. Prandaj, bashkësisë ndërkombëtare i mbeten dy mundësi: të bëjnë presion serioz e të duhur mbi Beogradin, por kësaj radhe me shkop të fortë e pa karotë, që t’i lëshojë nga pengu serbët e veriut të Mitrovicës ose t’u ndihmojë serbëve që të ikin atje prej nga kanë ardhur, pra nga Serbia, sepse të gjithë ata serbë nga Serbia ose Kraina kroate, erdhën dhe u vendosën dhunshëm në Mitrovicë. Shumë prej atyre serbëve do të ikin me trenin e parë posa qyteti të qetësohet dhe posa të shtrihet pushteti i institucioneve tona mbi tërë territorin, sepse shumë prej tyre janë të zhytur në krim, pra janë vrasës apo bënë shumë vepra të dhunshme para dhe pas vitit 1999. Ata janë të vetëdijshëm se nuk kanë pse rrinë më tutje nëse situata qetësohet, kështu që përpiqen të bëjnë rrëmujë e kaos sa të kenë mundësi më shumë, sepse vetëm rrëmuja e dhuna ua zgjat jetën dhe ditët e qëndrimit të tyre në qytetin të cilin e kanë okupuar dhe të cilin e terrorizojnë ditë me diell dhe para gjithë botës, pra edhe para bashkësisë ndërkombëtare, që fatkeqësisht i sheh të gjitha këto të pabëra dhe herë e mbyll njërin sy, herë shtihet se nuk i ka parë fare dhe herë në mënyrë të heshtur i tumir këto krime, për të krijuar një situatë të re, pastrimin e territorit nga shqiptarët.
Aleatët e fuqishëm ndërkombëtarë na bindin se nuk do të ketë ndarje të veriut apo shkëputje të territorit të Kosovës. Disa analistë thonë se kjo gjë po bëhet falë ngathtësisë së bashkësisë ndërkombëtare; të tjerët po përpiqen që këtë gjë ta bëjnë akt të kryer, në mënyrë që të përgatisin terrenin dhe të krijojnë disponimin si para shqiptarëve, ashtu edhe para faktorëve relevantë ndërkombëtarë, se rrugëdalje tjetër nuk ka, pos shkëputjes së një pjese apo sikurse thonë ata qeverisjes me një juridiksion tjetër që nuk është i Kosovës. Parashikimet janë gjë mosmirënjohëse dhe ata që parashikojnë nëse nuk dinë diçka më shumë sesa opinioni, pra nëse nuk e kanë ndonjë dokument sekret parasysh apo nëse nuk e bëjnë këtë gjë për të alarmuar dhe me këtë edhe për të parandaluar ndarjen “e butë”, sikurse po thonë, atëherë u ngjajnë fallxheshave. Dhe ne kemi nevojë për të gjetur rrugën e duhur që të mos lejojmë terrorin e mëtutjeshëm mbi popullatën tonë dhe të mos lejojmë gëlimin e kontrabandës, krimit të organizuar, vrasjeve etj. në tokën tonë, në pjesën që na e kanë pranuar edhe ndërkombëtarisht, sepse ne kemi edhe territore etnike të cilat nuk na i kanë pranuar, prandaj i qeverisin të tjerët.