Ksavi humbet Shtutgartin, dy javë jashtë
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive spanjolle “Marca”, “truri” i katalanasve ka pësuar një dëmtim në sfidën e djeshme në “Visente Kalderon”. Analizat e mëngjesit të sotëm nxorrën në pah një përdredhje në muskulin e këmbës së djathtë të mesfushorit spanjoll.
Sipas mjekëve blaugrana, Ksavit do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushave për dy javë dhe do të humbasë sfidat ndaj Racing Santanderit dhe Malagës në kampionat, si dhe përballjen e Ligës së Kampionëve me Shtutgartin. Gjithashtu, ende i pasigurt është riaftësimi i tij për miqësoren midis Spanjës dhe Francës më 3 mars.