E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama-prokurorëve: Zbatoni ligjin Antimafia

Një nga kërkesat e Kryeprokurores drejtuar prokurorëve të Krimeve të Rënda, ishte edhe fokusimi i punës në drejtim të hetimit pasuror, në zbatim të ligjit të ri Antimafia, si dhe rritja e efikasitetit metodave speciale të hetimit.

Për sa i përket analizës, bëhet e ditur se gjatë vitit 2009, në Prokurorinë për Krime të Rënda u hetuan 220 procedime, nga të cilat 104 të mbartura nga vitet e mëparshme dhe 119 të regjistruara rishtazi gjatë vitit që kaloi. Mësojmë gjithashtu se kanë përfunduar 139 procedime, po aq sa edhe një vit më parë, ndërkohë që u mbartën për vitin 2010, 81 procedime.

Sipas burimeve nga Prokuroria, ndër veprat penale të hetuara ashtu si vitet e kaluara, pjesën dërmuese e përbëjnë krimet e trafikimit të lëndëve narkotike (99 procedime,) shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë (31 procedime, trafikimi i qënieve njerëzore (24 procedime, veprat e ndryshme penale të kryera nga organizata kriminale dhe grupe të strukturuara (21 procedime) vrasjet e kryera ndaj personave me cilësi të veçanta (15 procedime) rrëmbimi i personit (12 procedime , dhe vepra të tjera në numër më të vogël.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›