Ksera: Aksion i përbashkët për heqjen e fëmijëve nga rruga

Ministri i Punës, Spiro Ksera, vuri në dukje angazhimin e Qeverisë dhe institucioneve për garantimin e të drejtave të fëmijëve nëpërmjet plotësimit së fundi të bazës ligjore dhe strukturave përkatëse, si një detyrim në kuadër të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe përmbushjes së Rekomandimit 11, ku të drejtat e fëmijëve zënë një vend të veçantë.
“Në zbatim të legjislacionit për mbrojtjen e fëmijëve, deklaroi Ministri Ksera, dy javë më parë me Ministrin e Brendshëm nxorëm një urdhër të përbashkët nëpërmjet të cilit kërkohet nga strukurat e Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Social Shtetëror bashkëpunim për evedentimin e fëmijëve në rrezik dhe marrjen menjëherë në mbrojtje të tyre. Tashmë ka filluar aksioni i përbashkët në Tiranë, i cili do të shtrihet në të gjithë vendin, për heqjen e fëmijëve nga rruga dhe në bashkëpunim me Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve pranë bashkive dhe komunave, këtyre fëmijëve do t’u ofrohet e gjithë mbështetja e nevojshme.”
Ministri i Punës kërkoi edhe një herë nga të gjitha njësitë vendore ngritjen e menjëhershme të Njësive për mbrojtjen e të drejtave të Fëmijëve, struktura këto që në bazë të ligjit, në bashkëpunim me të gjitha strukturat vendore të institucioneve të tjera qendrore duhet të identifikojnë dhe mbështesin fëmijët në rrezik dhe që shfrytëzohen për punë dhe lypje.
Ministri i Arsimit, z.Myqerem Tafaj, vuri në dukje se Ligji për Arsimit Parauniversitar është mbështetur në Ligjin për të Drejtat e Fëmijëve dhe aktet nënligjore të tij do të sillen për konsultim në Këshillin Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve, në mënyrë që të jenë në përputhje me të drejtat e fëmijëve dhe të garantojnë mbrojtjen e tyre nga dhuna dhe të garantojnë të drejtën për arsimim të çdo fëmije.
“Puna jonë është fokusuar në hartimin dhe zbatimin e projekteve dhe programeve në mbështetje të fëmijëve që vijnë nga grupet vulnerabël, veçanërisht fëmijët rom. Synimi ynë është që të eliminojmë përfundimisht braktisjen e shkollës”, deklaroi Ministri Tafaj.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve anëtarët e tij u njohën me Planin e hartuar në zbatim të Urdhrit të përbashkët të Ministrit të MPCSSHB & MB, Raportin 18-mujor të monitorimit për të drejtat e fëmijëve si dhe vendimet e Këshillit të Ministrave në zbatim të ligjit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. /Start/
2012-09-03 16:04