Ksera: “Ja ku do të punësohen kryefamiljarët që trajtohen me asistencë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, ka thirrur dje në një takim përfaqësues të pushtetit vendor, ministrive të Arsimit, Shëndetësisë, Bujqësisë, të Brendshme, Institutit të Sigurimeve, Shërbimit Social Shtetëror dhe drejtorive rajonale të shërbimit social për të diskutuar rreth reformimit të skemës së ndihmës ekonomike. Ministri Ksera u shpreh se nisur nga problematika e konstatuar në implementimin e Ligjit për Mbrojtjen Sociale, ku ende abuzimi me skemën e ndihmës ekonomike, por jo vetëm, është në një shkallë të lartë dhe kur familje dhe individë me probleme ekonomike e sociale nuk janë përfshirë në skemën e mbështetjes. Sipas ministrit të Punës, ndryshimet e ligjit aktual synojnë ti vijnë në ndihmë kategorive më në nevojë. Rritja e mbështetjes për shtresat në nevojë është në qendër të politikave të Qeverisë dhe tregues për këtë është edhe rritja në nivelin e 24% të buxhetit të vitit 2010 për këtë skemë, në krahasim me 2009. Përfaqësuesit e institucioneve të pranishme sollën propozime konkrete për realizimin e projekteve komunitare në sektorin e bujqësisë, ujësjellës-kanalizimeve, ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve rurale e urbane, etj., të cilat nëpërmjet institucionalizimit të bashkëpunimit mes pushtetit vendor dhe institucioneve të linjës që hartojnë dhe zbatojnë projekte në fushat që mbulojnë do të bënte të mundur përfshirjen në to të punëtorëve me kohë të plotë apo të pjesshme nga kategoritë që trajtohen me ndihmë ekonomike. Propozimet nga të gjitha institucionet do të priten me shkrim deri në fund të kësaj jave pranë grupit teknik të punës, i cili do të përfundojë shumë shpejt draftin e ndryshimeve përkatëse në Ligjin “Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore”.
Ky lajm është publikuar: 17/11/2009