Fajon-Berisha: KE grup kontrolli në Shqipëri para heqjes së vizave
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Sali Berisha falënderon europarlamentaren Tanja Fajon për lobimin e saj në drejtim të përshpejtimit të liberalizimit të vizave me Shqipërinë. Vlerësimet e Berishës janë bërë gjatë një takimi që ai zhvilloi me eurodeputeten sllovene. Kreu i Qeverisë ka vlerësuar Rezolutën e Parlamentit Evropian në mbështetje të liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe u shpreh se kjo është një gjë pozitive jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin, në shërbim të stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit. Sipas Berishës, liberalizmi i vizave është një ëndërr për shqiptarët dhe se çdo kërkesë e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave do të plotësohet me përkushtim dhe vendosmëri nga qeveria shqiptare. Berisha tha më tej se qeveria shqiptare e sheh integrimin e vendit si një proces bazuar në performancën në përmbushjen e kritereve të kërkuara dhe një proces në të mirë të qytetarëve të saj. Ai pohoi se Qeveria shqiptare ka një bilanc pozitiv në luftën kundër krimit të organizuar në vend, duke pasur një politikë të tolerancës zero kundër krimit. Kreu i Qeverisë shtoi më tej se po modernizohet kontrolli i kufijve të Shqipërisë dhe është fakt mjaft pozitiv që falë kësaj lufte vendi ka një indeks të ulët të kriminalitetit, më të ulët se mesatarja e vendeve të BE. Ndërkohë eurodeputetja Fajon u shpreh se puna e qeverisë shqiptare për të ndryshuar vendin është e dukshme. Këto muajt e fundit, nënvizoi europarlamentarja Tanja Fajon, ju keni bërë hapa të mëtejshëm përpara në plotësimin e kritereve të kërkuara për liberalizimin e vizave. Komisioni Evropian, vijoi zonja Fajon, do të dërgojë një delegacion në Shqipëri brenda këtij viti për të parë hapat që ka bërë vendi dhe unë uroj dhe jam e bindur që brenda marsit të vitit tjetër të gjitha kërkesat dhe kriteret do të arrihen, në mënyrë që në verën e vitit të ardhshëm shqiptarët të mund të lëvizin pa viza. “Dhe unë e shoh qartësisht vendosmërinë e qeverisë suaj për të arritur këto kritere”, - u shpreh Tanja Fajon. Eurodeputetja sllovene, po dje, ka zhvilluar takime dhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ilir Meta, si dhe me kryetarin e opozitës, Edi Rama.
Ky lajm është publikuar: 17/11/2009