Operacioni “Bujtina” Shpërndanin drogë në shkolla, pranga adoleshentëve
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Shpërndanin hashash për bashkëmoshatarët në qendër të kryeqytetit, në afërsi të shkollave dhe te Shallvaret. Katër djem kryeqytas të moshës nga 14-17 vjeç janë vënë në pranga nga policia pas zbulimit të zonave ku vepronin. Klientët për shitjen e mallit i siguronin brenda grupit shoqëror dhe takimet për “porositë” realizoheshin në zona shumë të njohura, ndërkohë që transporti realizohej me një motor. Skema është zbardhur nga sektori i antidrogës, të cilët kanë mbajtur nën vëzhgim për disa ditë me radhë grupin. Dje është realizuar ndalimi i tyre në flagrancë. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një kilogram hashash.
Arrestimi
Policia e Tiranës ndaloi adoleshentët në kuadër të operacionit të koduar “Bujtina”. Burime zyrtare policore bënë të ditur se specialistët e Seksionit kundër Drogës vunë në pranga, në kushtet e flagrancës, katër të miturit e dyshuar si të implikuar në shitje të lëndëve narkotike. Sipas të njëjtave burime, mësohet se janë dërguar në qeli F.J, 17 vjeç, A.K, 17 vjeç, F.K, 15 vjeç dhe E.M, 14 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Ata u ndaluan dje në bulevardin “Zogu I”.
Droga
Mënjëherë pas arrestimit policia sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, një sasi bime të dyshuar si bimë narkotike e lloit kanabis sativa, me peshë prej 1 kg e 250 g. Droga ishte e ndarë në 324 procione, e gatshme për shitje dhe një sasi tjetër, e cila ishte e paabalazhuar. Dyshohet se të sipërcituarit, në bashkëpunim me njëri - tjetrin, merreshin me shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, hashash, në afërsi të Piacës dhe në afërsi të Shallvareve në kryeqytet. Në cilësinë e provës materiale, përveç drogës, u sekuestrua edhe një motor, i cili shërbente për të shitur dhe shpërndarë lëndën narkotike, 20 ambalazhe plastike farmacie. Ndërkohë materialet hetimore, të përpiluara në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Ky lajm është publikuar: 17/11/2009