Operacioni “Onufri” Vodhën dhe shitën veprat e artit, tre në pranga
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Vjedhin veprat e artit të muzeut të Beratit dhe më pas i shesin me çmime marramendëse jashtë Shqipërisë. Në zdukjen e 11 veprave të artit ishte përfshirë është përgjegjësi i Muzeut Etnografik në Berat dhe dy vartës të tij. Skema e vjedhjes dhe vendndodhja e afreskeve është zbuluar nga policia pas një hetimi disamujor, ku u zbardh skema e vjedhjes dhe e shitjes në tregjet e huaja. Deri tani policia ka mundur të zbulojë vendndodhjen e veprave dhe më pas pritet të nisë puna për ti risjellë ato në Muzeun Etnografik të Beratit.
Arrestimi
Policia arrestoi dje në Berat një grup personash të akuzuar për trafikim veprash arti. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur se gjithçka është realizuar në kuadër të operacionit të koduar “Onufri”. Pas ndalimit të tre të dyshuarve policia ka nisur edhe kontrolle banesash në shtëpitë e personave në hetim. Të arrestuarit janë përgjegjësi i Muzeut Etnografik në Berat, Sami Starova, 63 vjeç dhe Mirel Starova, 30 vjeç, bashkë me Bujar Dinen, banues në Stamboll të Turqisë. Policia tha se gjatë arrestimit u sekuestruan kartëmonedha, statuja, ikona dhe piktura që hyjnë në kategorinë e trashëgimisë kombëtare shqiptare.
Hetimet
Hetuesit konfirmojnë se veprat e artit trafikoheshin jashtë Shqipërisë për shuma të konsiderueshme financiare. Sipas të dhënave jozyrtare, mësohet se të arrestuarit trafikonin objekte të ndryshme monumentale dhe artistike të marra nga muzetë dhe institutet e vendit që në vitin 1997. Një burim i policisë së Beratit bën të ditur se të akuzuarit kanë trafikuar kundrejt shumave të mëdha financiare edhe objekte me vlera të rralla artistike për kulturën shqiptare.
Ky lajm është publikuar: 17/11/2009