Sa rriten pagat në arsim e shëndetësi dhe pensionet
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Në buxhetin 2010 parashikohet që të rriten pensionet në fshat e qytet. Në qytet do të rriten me 7-8 për qind, ndërsa në qytet me 15 për qind. Në buxhet shpenzimet për pensionet përllogariten në shumën 62 444 milionë lekë, 2 982 milionë lekë më shumë se parashikimi i për këtë vit. Këtë premtim ka bërë ministri i Financave, Ridvan Bode, gjatë diskutimit të buxhetit 2010, dje në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Edhe në buxhetin e vitit 2010 prioritet i jepet dy fushave kryesore, si arsimi dhe shëndetësia. Për arsimin, financat kanë parashikuar një fond prej 44 miliardë lekësh, ku pritet të përdoren për rritjen e pagave të mësuesve, por dhe të pjesës tjetër të administratës së fushës së arsimit. Bode tha se për sektorin e shëndetësisë parashikohet një rritje prej 36 miliardë lekësh, ku me këtë fond do të rriten pagat e bluzave të bardha në të gjithë vendin. Pagat e punonjësve buxhetorë pritet të rriten nga 4 deri në 10 për qind, por edhe kjo do t’i referohet performancës.
Duke filluar nga data 1 Korrik 2010, pagat dhe pensionet do të pësojnë një rritje deri në 10 për qind, ku më privilegjuara do të jenë ato që janë në nivele të ulëta, si të infermierëve, arsimtarëve, administratës së ulët, etj.
Përfitimet, sipas sektorëve. Ministri i Financave, Ridvan Bode tha më tej se, gjatë vitit të ardhshëm, të ardhurat buxhetore parashikohet të rriten me me 12% ndërsa shpenzimet me 32 %. Në krahasim me vitin që po lemë pas, të ardhurat dhe shpenzimet në buxhetin e ri, parashikohen që të kenë një rritje me nga 25 miliardë lekë. Ndërsa, referuar buxhetit, deficiti buxhetor parashikohet të vërtitet në shifrat e rreth 50 miliardë lekëve. Gjatë vitit të ardhshëm, Prodhimi i Brendshëm Bruto, parashikohet të rritet në nivelin e rreth 6.5 për qind. Ndërsa inflacioni, parashikohet të mbahet në nivelin dy deri në tre përqind. Për sa i përket shpenzimeve për administratën, sipas të dhënave parashikohet që të ulet me 0.3 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në buxhetin e shtetit për vitin që vjen, 85 miliardë lekë do të shkojnë për shpenzime kapitale, nga të cilat pjesa më e madhe janë investime nga burime të brendshme dhe pjesa tjetër nga financimet e huaja.
Komiteti, risia
Vendosja e një kupole për të gjithë projektet buxhetore rajonale, duke krijuar një autoritet për një koordinim të plotë të tyre është një risi e buxhetit të vitit që vjen. Ministri i Financave Bode tha se nëpërmjet këtij komiteti ku vitin që vjen do të kalojnë 50 milionë euro fondet do të adresohen për zonat më në nevojë. "Do të ngrihet një komitet, i cili do të kryesohet nga Kryeministri, do të ketë në përbërje ministrat, përfaqesues të pushtetit lokal, qarqeve, komunave e bashkive. Krijimi i këtij fondit të zhvillimit të rajonit është një ndërthurje e programeve të vetë komuniteteve në zhvillim me politikat e dikastereve qendrore, të cilat shpeshherë kanë qenë të shkëputura nga prioritetet e komuniteteve lokale", deklaroi Ridvan Bode, ministër i Financave. Si një rast të mirëkoordinimit Bode ka paralajmëruar edhe nisjen e një projekti të ngjashëm me atë të rrugëve rurale, por që do të fokusohet tek furnizimi me ujë. "Dhe kemi filluar negociatat për të hapur një projekt të ri, një program të ri, siç e kemi të rrugëve rurale për ujësjellësit dhe kanalizimet dhe shkrirjen e këtyre dy programeve pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit në një program të vetëm të zhvillimit të integruar rural", vijoi Bode. Me këtë diskutim të Bodes në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë nisi shqyrtimi në parim i projektbuxhetit 2010. Ky projekt pritet që brenda javës të miratohet në parim edhe në seancë plenare.
Ky lajm është publikuar: 17/11/2009