Ksera: Omonia s`mund të pengojë censusin

Omonia nuk nuk mund të pengojë procesin e censusit në Shqipëri. Një nga ministrat që përfaqëson minoritetein grek në qeverinë Berisha, Spiro Ksera është shprehur kundër qëndrimeve të Omonias, e cila ka ftuar minoritarët të mosiI bashkohen procesit të censusit në vendin tonë, i cili filloi një ditë më parë.
Sipas ministrit të punës Spiro Ksera formulari i përgatitur për këtë proces është sipas EUROSTAT. Sipas tij procesi i vetëdeklarimit nuk do të ketë mundësi abuzimi për askënd.
Ksera thotë më tej se pyetësori të cilin duhet të plotësojnë qytetarët shqiptare pavarësisht nga debatet e shumta, është konfirmuar dhe nga ana e qeverisë, edhe nga INSTAT, që i ka të përfshira të treja pyetjet e debatuara, që është një nga kërkesat e hershme të shoqatave të minoritarëve.