Censusi,Idrizi: Etnia dhe feja s`duhet të ishin përfshirë

Etnia dhe feja nuk duhet të ishin përfshirë në censusin e popullsisë dhe e dëmtojnë këtë proces. Megjithatë sipas kreut të Partisë, Drejtësi, Integrim dhe Unitet amendamentet e forcës politike që ai kryeson do të jenë mjeti për të ndaluar abuzimin me regjistrimin e popullsisë.
Për këtë arsye thotë Idrizi për cilindo që të deklarojë kombësi të rremë, INSTAT është i detyruar ta korrektojë vetëdeklarimin e lirë, me të dhënat zyrtare që gjenden në regjistrin kombëtar të gjendjes civile.
Sa i përket deklaratve për tërheqje të qytetarëve nga ky proces Shpëtim Idrizi thotë se përmes këtij veprimi u zvogëluan shumë mundësitë që nëpërmjet procesit të censusit, të krijohej hapësira për të dhëna të rreme të minoriteteve në vendin tonë.
Një ditë më parë në të gjithë vendin ka nisur procesi i censusit të popullsisë, proces ky i cili parashikon që pas 10 vitesh të mbledhë të dhëna të reja statistikore.