E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shqiptari kapet me 10.5 kg hashash

Policia greke / Foto ilustruese

10.5 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë janë sekuestruar nga policia greke në Igumenicë, ndërsa në pranga është vënë një 41-vjeçar nga Shqipëria.

Mësohet se lënda ishte paketuar në 27 pako dhe ishte fshehur në kroskotin e makinës së 41-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia e shtetit fqinj.

Dyshohet droga vinte nga Lazarati dhe kishte destinacion tregjet e shitjes në Greqi. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›