E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbytet trageti, 200 viktima në Indi

Nje varke e tejmbushur ne Indi

Mbi 200 persona mendohet se  kanë vdekur për shkak të mbytjes së një trageti në lumin Brahmaputra, në Indi. Trageti u përmbyt gjatë një stuhie dhe sipas autoritetetve, 150 persona arritën të shpëtojnë duke notuar.

Trageti dykatësh kishte një kapacitet prej 250 personash, por në momentin e mbytjes në të gjendeshin të paktën 500 veta.

Mendohet se në bordin e tragetit ka pasur shumë gra dhe fëmijë.  Dëshmitarë në vendngjarje thanë se kishin parë viktimat teksa merreshin nga rryma e fortë e ujit, pas ndarjes në dysh të tragetit.

Kërkimet për të zhdukurit vijojnë. Zona ku ndodhi aksidenti është e banuar në brigjet e lumit dhe ka shumë ishuj të vegjël, çka ka bërë që varkat të jenë mjet i zakonshëm transporti. Tragetet janë shpesh të tejmbushura dhe shkelet rregullorja për sigurinë.

Në dhjetor të 2010-s, një tragjedi e ngjashme u mori jetën 79 myslimanëve që ktheheshin nga një pelegrinazh, kur barka e tejmbushur me të cilën udhëtonin u mbyt në shtetin Indian West Bengal. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›