Kthimi dhe kompensimi i pronave deri në 2011
Autori i Lajmit: Suela Topi
Shtohen dhe dy vjet për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave të paluajtshme. Me ndryshimet e bëra në nenin 24 të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, është parashikuar që procesi i njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave të paluajtshme të përfundonte deri në datë 30.6.2009. “Por për shkak të kompleksitetit të çështjes, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nuk ka arritur të përfundojë shqyrtimin e kërkesave për njohje, kthimi apo kompensim brenda këtij afati. Për këtë arsye është e nevojshme zgjatja e afatit për realizimin e procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave, deri më 31.12.20011 afati i cili mendohet i mjaftueshëm nga specialistët e AKKP-së për përfundimin e këtij procesi”, - thuhet në realizonin që shoqëron projektligjin. Sipas programit, politikat konsistojnë në njohjen dhe respektimin e të drejtave të pronësisë së subjekteve të shpronësuara nëpërmjet njohjes së pronës, kthimit dhe kompensimit fizik e financiar. “Realizimi i procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave do të përcaktohet në një kohë sa më të shkurtër dhe kthimi fizik i pronës do të bëhet në kufijtë maksimalë aty ku është e mundur dhe në pamundësi kompensimin e saj sipas formave të përcaktuara në ligj, kompensim fizik ose kompensim financiar”, - thekson dokumenti. Ky program do të shoqërohet edhe me rivlerësim të përvitshëm të treguesve të hartës së vlerës së tokës, ku përcaktohet vlera në lekë për metër katror sipërfaqe trualli për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, duke iu përshtatur çmimit të tregut për një vlerësim sa më real të pronës. Për lehtësimin e kushteve të punës së administratës së Agjencisë së Kthimit të Pronave dhe miradministrimit të saj është përcaktuar edhe plotësimi me pajisjet e nevojshme për të garantuar cilësi në dokumentacion. E gjithë kjo bëhet me qëllim arritjen e standardeve të politikës së programit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, duke u mbështetur në politikën e qeverisë për integrimin në BE.
Ky lajm është publikuar: 12/11/2009