Kompensimi financiar i pronarëve do të zgjasë deri në 2015-n
Autori i Lajmit: S.T
Afati për kompensimin financiar të pronarëve është viti 2015. Kjo përcaktohet në Nenin 23 të ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”. Në këtë nen theksohet se “duke filluar nga viti 2005 dhe për një periudhë 10-vjeçare resht, Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, cakton fondin e kompensimit, i cili administrohet nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për kompensimin në të holla të subjekteve të shpronësuara”. Në këtë nen bëhet e ditur se për periudhën nga njohja e së drejtës së pronësisë deri në marrjen e shpërblimit subjekti i shpronësuar përfiton edhe interesin bankar sipas mesatares vjetore të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë. Ky ligj ka caktuar një afat edhe për shpërndarjen e këtij fondi parash që ka vendosur qeveria nga buxheti i shtetit. “Ekzekutimi i vendimit për kompensim financiar kryhet brenda 6-mujorit të parë të çdo viti financiar. Këshilli i Ministrave përcakton rregullat dhe kriteret për trajtimin e vendimeve të kompensimit financiar”, - theksohet në Nenin 17 të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronës.
Shkrirja e zyrave rajonale, dosjet në Tiranë
Vendimi i Ekzekutivit për të shkrirë zyrat rajonale të Agjencisë së kthimit dhe Kompensimit të Pronës në rrethe dhe përqendrimi i tyre vetëm në Tiranë, do të detyrojë të gjithë të interesuarit që të shkojnë në kryeqytet për tu interesuar apo për të plotësuar dosjet. Janë rreth 8000 mije dosje që presin shqyrtim nga AKPP të gjitha këto të dorëzuara para datës 30 qershor 2009 kur ishte dhe afati i fundit i dorëzimit të ankesës. Nga këto materiale vetëm në Shkodër janë rreth 1 mijë dosje, të cilat janë në shqyrtim dhe me hyrjen në fuqi të këtij vendimi ato do të transferohen në Tiranë. Në Shkodër bëhet e ditur se janë në pritje edhe aplikime të reja që presin të shqyrtohen. Tashmë të gjithë të interesuarit për këto dosje duhet të shkojnë në Tiranë të pyesin mbi fatin e tyre, po kështu në kryeqytet duhet të shkojnë sa herë është nevoja që të bëhen plotësime dokumentacioni. Në nenin 5 të projektligjit të propozuar nga Ministria e Drejtësisë, parashikohet se veprimtaria e zyrave rajonale të AKKP-së në qarqe përfundon 15 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. “Arkivi, mjetet e punës dhe logjistika e zyrave rajonale të AKKP-së në qarqe, krijuar dhe administruar sipas ligjit inventarizohen dhe i transferohen në përgjegjësi administrimi AKKP-së, brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji”, - thuhet në nenin 5 të draftit i cili ndryshon nenin 20 të ligjit.
Ky lajm është publikuar: 12/11/2009