Kërkesat e pronareve, agjencia 3 muaj afat
Autori i Lajmit: Suela Topi
Agjencia për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës do të ketë vetëm 3 muaj afat për të shqyrtuar kërkesën e pronarëve për kompensimin e tyre nga data e regjistrimit të saj. Afati përcaktohet pas ndryshimeve të propozuara nga ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani në nenin 10 të ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronës, të ndryshuar”. I njëjti afat dhe e njëjta procedurë është e vlefshme edhe për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tjera të Agjencisë që lidhen me shqyrtimin e ankesave. Ministria e drejtësisë në relacionin që shoqëron këtë projektligj shpjegon se ndryshimet bëhen në kuadër të vazhdimit të procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës si drejtimi bazë i reformës pronësore.
Afatet e reja
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar përcakton afatet e reja në bazë të të cilave AKKP do të menaxhojë punën e të gjitha zyrave rajonale të cilat me miratimin e këtij ligji do të shkrihen. Në nenin 2 në këtë drafti propozohet ndryshimi në nenin 15 të ligjit bazë sipas të cilit “ pas kontrollit të vlerësimit dhe shqyrtimit të kërkesave, sipas përcaktimeve të bëra, drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së shprehet me vendim brenda 30 muajve nga nisja e procedimit të trajtimit të kërkesës për rrëzimin e kërkesës, njohjen sipas rastit të së drejtës së pronësisë, kthimin a kompensimin e pasurisë dhe e të drejtave të tjera reale që parashikohen sipas këtij ligji”. Po 3 muaj është afati që ka në dispozicion kreu i AKKP-së dhe për shqyrtimin e ankesave dhe përcaktimin më pas për rrëzimin e saj dhe lënien në fuqi të vendimit ose shfuqizimin e vendimit dhe zgjidhjen në themel të çështjes. AKKP ka të drejtë të përfundojë dhe shqyrtimin e verifikimeve të vlefshmërisë ligjore për raste të evidentuara nga vetë drejtori i Përgjithshëm. Dhe në këtë rast afati i shqyrtimit është 3 muaj dhe më pas vendoset lënia në fuqi e vendimin ose shfuqizimi i tij dhe zgjidhja në themel e çështjes. AKKP mund të shqyrtojë me nismën e saj edhe vendime të dhëna nga zyrat rajonale në qarqe apo të ish-komisioneve vendore për kthimin edhe kompensimin e pronave si dhe të ish-komisioneve të rretheve a bashkive për kthimin apo kompensimin e ish-pronarëve. Një muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji Këshilli i Ministrave do të përcaktojë dhe sanksionet nëse AKKP shkel afatet e përcaktuara në ligj. Ndërkohë që tarifat për procedurat e kthimit dhe kompensimit të pronave përcaktohen me urdhër të përbashkët të ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të Financave. AKKP ka për detyrë të shqyrtojë dhe kërkesat e subjekteve të shpronësuar për njohjen dhe kthimin e pasurive të paluajtshme për pasuritë me vendndodhje brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, për të cilat nuk është marrë vendim nga ish-zyrat rajonale të AKKP-së në qarqe. Edhe për këto raste AKKP mund të nisë verifikimet në bazë të ankesave të bëra por edhe mbi bazë të nismave të saj për vendimet e dhëna nga zyrat rajonale.
Ky lajm është publikuar: 12/11/2009