Ksera vlerëson vendimin për energjinë

Kreu i kësaj Ministrie, Spiro Ksera, u shpreh se vendimi i marrë nga Bordi Drejtues i ERE-së, respekton vendimin e Këshillit Kombëtar të Punës si organi më i lartë konsultativ tripalësh për mos aplikimin e tarifave të reja të energjisë.
“Vendimi vjen në zbatim të marrëveshjes së nënshkruar mes Qeverisë shqiptare dhe Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe Marrëveshjes që ka Ministria e Punës me punëdhënësit dhe punëmarrësit, për mbrojtjen e shtresave në nevojë dhe garantimin e kushteve lehtësuese për biznesin”, u shpreh ai.
Kategoritë të tilla, si familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë, etj, sipas ministrit, do të vazhdojnë të përfitojnë kompensimin në vlerën e 640 lekëve në muaj./Start/
2011-12-16 14:05