E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e çmimeve, Bashkia e Tiranës kërcënon bizneset

Agjensia për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Drejtoria e Tatim-Taksave të Bashkisë së Tiranës dhe Policia Bashkiake ishin sot në tregun me shumicë në “Uzinën Dinamo”.

Në mbështetje të aksionit të nisur prej ditësh nga Bashkia e Tiranës ishte sot edhe Drejtoria Rajonale e Tatimeve të cilët ka ushtruar kontrolle të shitjes me shumicë dhe pakicë e produkteve të shportës por edhe fruta-perimeve. Falë thirrjes së Bashkisë së Tiranës, pikat e shitjes me shumicë kishin afishuar listën e çmimeve si dhe tregtonin mallrat të shoqëruara me fatuarat tatimore.

Task Forca e Bashkisë së Tiranës vazhdon monitorimi në të gjitha tregjet me shumicë dhe pakicë si dhe supermarketet e Tiranës. Në mënyrë të përditshme merret informacion mbi çmimet dhe luhatjen e tyre. Bashkia e Tiranës bën të ditur se për çdo rast abuzimi me çmimet do të merren të gjitha masat siç parashikohen në ligj sikundër emrat e subjekteve dhe drejtuesve të tyre do të bëhen publik në media. /Start/

                                                                                             2011-12-16 15:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›