E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehen “Bad Boys”, Smith e Lawrence

Nga Express më 06 korrik 2011 në ora 08:50

Rikthehen aventurat e dyshes së detektivëve, rolet e të cilëve i luajnë Will Smith dhe Martin Lawrence. Kjo ngase është njoftuar për inicimin e vazhdimit më të ri të sagës filmike “Bad Boys”.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat amerikane, sipas të cilave edhe vazhdimi më i ri (gjegjësisht i treti) i filmit do të ketë për regjisor mjeshtrin e filmave aksion, Michael Bay.

Megjithatë, projekti i ri filmik i Smith dhe Lawrence duket se ende është në fazën fillestare, ngase ende pritet përfundimi i skenarit për të. Nga ana tjetër, mësohet se Smith dhe Lawrence sërish do të luftojnë kundër trafikuesve të drogës në Miami, dhe sërish në mënyrën siç e njohim nga dy vazhdimet e mëparshme.

Ndryshe, nëpër forumet e ndryshme në internet, tashmë po flitet se as në prodhimin më të ri nuk do të mungojnë skenat spektakolare të aksionit, e as ndjekjet e shpejta me vetura luksoze. Ende nuk është njoftuar se kur pritet dalja e filmit të ri në kinema, ndonëse kjo s’do të ndodhë aq shpejtë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›