Konfliktohen per nje parcele drusore masakrohet nje 51 vjecar
MIRDIT- Nje 51 vjecar eshte masakruar ne pyll nga dy persona te identifikuar nga policia pasi jane konfliktuar per nje parcele me lende drusore. 51 vjeccari eshte jashte rrezikut per jeten pas nje operacioni i cili ka zgjatur 3 ne sallen kirurgjikale te spitalit te Rreshenit.
Zenka me pasoja te renda ka ndodhur rreth ores 1000 te paradites se sotme ne pyjet e Zepes ku dhe ka ndodhur grindja ne mes 51 vjecarit Ndue Cupi nga fshati Zall Xhuxhe i komunes se Fanit dhe dy te rinjeve qe punonin ne nje territor tjeter. Dy te rinjte emrat e te cileve nuk behen te ditur nga policia per arsye hetimi jane grindur me 51 vjecarin Cupi per shkak te nje parcele pyjore me lende ahu qe e pretendonin si te tyren ndersa ai u ka sqaruar se e ka perfituar ate permes tenderit te rregullt te hedhur nga Nderrnarrja Pyjore.
Ata i kane kerkuar atij te mos priste me lende drusore ndersa ai ka vazhduar punen du te rinjte i jane sulur me thika 51 vjecarit duke e goditur ne pjese te ndryshme te trupit. Kater thika i jane ngulur ne koke atij dhe kater goditje te tjera i jane dhene ne pjese te ndryshme te trupit. Menjehere ne vendngjarje kane mberritur dy femijet e te plagosurit duke mos mundur te arrijne dy agresoret.
Me pas ata kane marre te atin e tyre dhe e kane derguar deri tek stanet e Xhuxhes ndersa me pas i plagosuri eshte transportuar me makinen e mjekut te Fanit e me pas per ne spitalin e Rreshenit ku eshte futur ne sallen e kirurgjise per nderhyrje kirurgjikale.
Mjeku B.Doda tha se operacioni ka zgjatur disa ore per shkak te plageve te shumtapor per fat edhe pse gjendja ka qene e rende ai eshte jashte rrezikut per jeten.
Nderkohe policia eshte vene ne ndjekje te agresoreve ne malet e Xhuxhes por terreni i veshtire dhe i larget e ben te veshtire kapjen e tyre. Ngjarje te tilla ndodhin jo rralle ne pyjet e Mirdites ku konfliktet per parcela pyjore shkojne deri ne ballafaqime me arme dhe mjete te tjera.