Reforma, partitë e vogla në zyrën e ambasadorit të KE
Partitë e vogla, të majta dhe të djathta, takuan dje ambasadorin e Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan, në lidhje me ndryshimet kushtetuese që PD-PS kanë propozuar.
Aristir Lumezi
Krerët e LSI-së, PDS-së, PAD-së, PDK-së, PAA-së dhe PBLD-së zhvilluar një takim me Lohan në selinë e Këshillit të Evropës pas një kërkese të bërë prej tyre. Lohan i ka pritur në zyrën e tij dhe është informuar prej tyre rreth situatës politike në Kuvendin e Shqipërisë. Mësohet se Lohan ka mirëpritur frymën e solidaritetit që partitë e vogla kanë mes tyre për këto çështje të mëdha. Mësohet se ai është shprehur se votat e tyre vështirësojnë miratimin e amendamenteve në Kuvend. Pas takimit, kreu i PAD-së, Neritan Ceka, u shpreh se ka gjetur nga ambasadori mbështetje dhe mirëkuptim për shqetësimet e shfaqura. "Gjetëm mbështetje dhe mirëkuptim të plotë nga Lohan për standardet. Ne i deklaruam ambasadorit të KE-së se kërkojmë zgjedhjen e presidentit nga populli. E sqaruam për praktikat kaotike dhe joprofesionale për ndryshimet në Kushtetutë, mungesën e standardeve, u përpoqëm t'i sqarojmë pse nuk duam që këto amendamente të mos kalojnë në Komisionin e Ligjeve. Madje, kërkuam që për ndryshimet të pyeten grupet e interesit dhe të ketë ekspertë të huaj lidhur me këtë", tha Ceka. Sipas tij, "bëhet fjalë për një paketë kushtetuese, dhe që firmosja e disa amendamenteve nuk e përjashton unitetin që kemi përsa i përket faktit që reforma kushtetuese duhet të jetë një proces i gjatë, transparent, profesional dhe bashkëveprues. Ka munguar konsultimi me grupet profesionale, me ekspertët e Këshillit të Evropës, të BE-së dhe Komisionit të Venecias". Kurse nënkryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi, shprehu shqetësimin e ambasadorit të KE-së për lehtësinë e ndryshimeve kushtetuese që dy partitë kanë propozuar. "Lohan nuk i priti mirë ndryshimet e shpeshta që po i bëhen Kushtetutës. Ambasadorit Lohan i ka bërë përshtypje fakti që, brenda një jave, të dyja partitë, PD dhe PS, kanë ndryshuar disa herë mendim për ndryshimet kushtetuese që lidhen me zgjedhjen e presidentit", tha Xhufi. Ditët e fundit partitë e vogla parlamentare që janë kundër sistemit proporcional rajonal dhe ndryshimeve kushtetuese që prekin dhe mandatin e presidentit, kanë qenë mjaft aktivë në sensibilizimin e shqetësimeve të tyre. Pak ditë më parë, ata i janë drejtuar me një letër të gjithë ambasadorëve të huaj në Tiranë, ku argumentonin qëndrimin e tyre ndaj ndryshimeve kushtetuese dhe mënyrës se si dy partitë e mëdha, PS-PD, po i bënin ato. Ndërsa dy ditë më parë, "të vegjlit" zhvilluan një takim me Presidentin Topi, të cilit i kërkuan të shqetësohet më tepër rreth propozimeve të PD e PS për ndryshimet në Kushtetutë.