E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehen emigrantet, radha 3 km

Gjirokaster- Fluksi i larte i levizjes se emigranteve shqiptare per pushimet verore ne drejtim te vendlindjes ka bere qe dogana greke e Kakavijes te rrise numrin e sporteleve. Burime zyrtare ne policine e Gjirokastres thane se gjate dites se shtune pala greke ka punuar me kater sportele ne hyrje dhe me kater te tjere ne dalje te doganes. Perpara disa ditesh ne nje takim te tij me homologe te policise se Gjirokastres, drejtori i policise se Epirit, Athanasios Paleopanos ka premtuar se duke nisur nga data 1 gusht 2008, pala greke do te rrise sportelet, premtim i perseritur edhe nga Zv/ministri i Brendshem, Gent Strazimiri dhe kryepolici Ahmet Prenci, gjate inspektimit te fundit. Gjate oreve te para te mengjesit te dites se djeshme jane kthyer rreth 4 mije emigrante, 800 automjete dhe 20 autobuse te linjave te transportit te udhetareve me nje radhe prej 3 kilometrash.

B. K.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›