E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari alarmon pilotet, prag-pengmarrjeje ne avion

Kajro- Nje shqiptar tenton te hyje me force ne kabinen e piloteve te kompanise ajrore egjiptiane "EgyptAir", ne linjen Kajro-Athine. Agjentet e sigurise ne mjetin fluturues shmangen tragjedine dhe nje pengmarrje te mundshme, ndersa sekuestruan nje kamera qe 35-vjecari mbante me vete. Fillimisht i riu qe sipas agjencise egjiptiane te lajmeve, MENA ka emrin Karl, por nuk publikoi gjeneralitetet e plota, kishte ngacmuar nje stjuardese ne bordin e avionit "Boeing 747", ndersa me pas kishte tentuar te hynte me force tek kabina e drejtuesve te mjetit. Lajmi eshte publikuar edhe ne agjencite spanjolle te lajmeve, ndersa ngjarja ka ndodhur nje dite me pare gjate fluturimit mbi Mesdhe. Zyra e policise ne Kajro njoftoi se ende nuk eshte saktesuar nese agresori kerkonte te merrte peng avionin, ndersa gjate kontrollit fizik ai rezultoi i paarmatosur dhe iu kap vetem nje kamera. Ngjarja ka terrorizuar pasagjeret ne mjetin fluturues qe zbarkoi ne aeroportin e Athines. Shqiptari mesohet se i eshte dorezuar autoriteteve policore greke per hetime te metejshme nen akuzen e thyerjes se rregullave ne fluturim dhe agresion ndaj punonjesve te kompanise "EgyptAir". Te pyetur rreth mundesise se pengmarrjes se avionit, zyrtare te policise egjiptiane qe i referoheshin deshmise se dy punonjesve te sigurise, thane se eshte nje piste qe perjashtohet, pasi 35-vjecari nuk ka qene i armatosur dhe se ai fillimisht ka ngacmuar me fjale stjuardesen dhe ka dashur ta filmoje ate gjate udhetimit. Po sipas agjencise se lajmeve MENA, kompania ajrore egjiptiane ka vendosur qe per cdo fluturim te vendose ne avione se bashku me stafin e piloteve dhe stjuardesave edhe agjente te sigurise qe jane te pajisur me arme per te shmangur pengmarrjet apo incidentet. Mesohet se fillimisht shqiptari ka kundershtuar ashper dy agjentet, por me pas eshte dorezuar duke pare se ata ishin te armatosur. Hyrja ne kabinen e piloteve eshte shmangur brenda disa minutave. Autoritetet e Athines pritet te kryejne hetimet e metejshme ne baze te dosjes se pergatitur nga homologet e policise se Kajros. "Pasagjeri qe identifikohet vetem me emrin e tij Karl i eshte dorezuar agjenteve te policise aeroportuale greke ne Athine kur avioni "Boeing 747" eshte ulur ne piste, por nuk jane dhene hollazi rreth faktit nese i riu kerkonte te merrte peng drejtuesit e mjetit", citonte burime zyrtare MENA. Agjentet kane marre ne dorezim kameren per te bere keqyrjen e fotografimeve dhe filmimeve te kryera nga i dyshuari. Mesohet se vete shqiptari ka mohuar qe te kishte qellime kriminale, ndersa kerkonte te kishte vetem nje kujtim gjate udhetimit me pasagjeret ne avion dhe pilotet ne kabine. Incidenti per fat te mire nuk ka pasur te lenduar dhe pritet qe i dyshuari te dale para autoriteteve, pasi gjendet nen hetim. Por nuk u dhane shpjegime te metejshme nese ai do te hetohet ne gjendje te lire apo do te mbahet i izoluar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›