E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakron xhaxhane pas sherrit per pronesine, i moshuari ne koma

BERAT- Nipi masakron xhaxhne pas sherrit per pronesine e tokes. Nje 74-vjecar ka perfunduar ne gjendje te rende ne spital pas goditjeve me sende te forta e grushte. Burime zyrtare te policise se Beratit thane dje per gazeten se ndaluan te dyshuarin 52-vjecar, kurse ngjarja ka ndodhur ne fshatin Galine te ketij rrethi mbremjen e se premtes. I demtuari sipas mjekeve eshte Hasan Dushku, kurse agresori nen hetim per rrahjen, Ramazan Dushku. I moshuari ka mberritur me plage te shumta ne spitalin rajonal, ku i eshte dhene ndihma e menjehershme dhe me pas eshte derguar per kontroll ne Fier, pasi ka patur demtime ne pjese te kokes. Kjo sepse ne spitalin e Beratit mungon nje aparature skaner qe mundeson kontrollet. Pas ngjarjes drejt fshatit Galine, pak kilometra nga Mbreshtani, kane mberritur forca te shumta te policise qe moren deklaratat e familjareve dhe shmangen perplasjet e metejshme. Nga hetimi i kryer mesohet se nipi dhe xhaxhai i tij kishin pasur perplasje per nje siperfaqe toke ne fshat. Nga pohimet e te afermve mesohet se grindja kishte nisur gjate mesdites se djeshme per probleme pronesie, pasi 52-vjecari kishte disa vjet qe ishte larguar nga fshati dhe tashme kerkonte ndarjen e kufijve te prones, duke pretenduar se i takonte me shume. Xhaxha dhe nip, pasi jane grindur fillimisht me fjale, kane perfunduar ne perleshje, duke perdorur dhe mjete rrethanore. Si pasoje e perleshjes dhe goditjeve, nipi Ramazan Dushku ka mundur te mposhte te moshuarin duke i shkaktuar fraktura te renda, deri ne gjendje kome. Familjaret e tjere dhe fqinjet kane nderhyre duke percjelle te demtuarin 74-vjecar per ne spitalin rajonal te Beratit, ndersa autori eshte larguar per t'u arrestuar diten e djeshme nga forcat e policise se komisariatit. Ne momentin e mberritjes ne fshat 52-vjecari nuk eshte arritur te kapet nga uniformat blu, ndersa per ngjarjen jane mbledhur edhe deshmite e banoreve te fshatit. Dy familjet mesohet se kishin nje konflikt te lindur prej disa muajsh.

E. Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›