E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijne per pushime, kapen dy duke hyre ne Rinas

TIRANE - Dy te kerkuar jane ndaluar ne Rinas, kur po vinim me pushime ne vend. Te ndaluarit jane nen akuze per "vrasje te mbetur ne tentative". Forcat e policise mundesuan ndalimin e Xhemajl Matoshi, 49 vjec, nga Tropoje e banues ne Tirane, i cili po udhetonte nga Greqia si pasagjer i zakonshem me linje ajrore. Gjate verifikimit te ketij shtetasi, rezultoi se me vendim te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane te dates 29 prill 1998 Matoshi eshte denuar me 10 vjet burg ne mungese per vepren penale te "vrasjes se mbetur ne tentative". Gjithashtu, dje u be i mundur ndalimi i Ardin Ahmataj, 21 vjec, lindur e banues ne Tirane qe po udhetonte nga Italia me linje ajrore si pasagjer i zakonshem, pasi nga verifikimet e kryera nga strukturat e policise ka rezultuar se me vendim te Gjykates se Tiranes ne 27 shkurt 2008 eshte dhene ndaj tij masa e sigurise "arrest me burg" per vepren penale te "vrasjes se mbetur ne tentative". Drejtoria e Policise ka bere te ditur se, garanton se strukturat e Policise Kufitare dhe te Migracionit jane te angazhuara per krijimin e gjithe lehtesirave per shtetasit shqiptare apo te huaj qe deshirojne te kalojne pushimet ne vendin tone si dhe nje kontroll efikas per parandalimin e ngjarjeve te mundshme apo kapjen e personave ne kerkim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›