E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane/ Lena Gjoni akuzohet se ka vrare te shoqin e saj Marashin

TIRANE - E akuzuar per vrasjen e burrit te saj, 11 vjet me pare, dje me pranga ne duar eshte sjelle ne aeroportin e Rinasit, Lena Gjoni 51 vjece nga Lezha. Lajmi eshte bere i ditur dje nga Zyra Qendrore Kombetare Interpol Tirana qe kreu dhe ekstradimi e 51-vjecares, nga Lezha, e cila eshte vene nen akuzen e "vrasjes me paramendim". Burimet policore kane bere te ditur se, Gjoni dyshohet se ka vrare bashkeshortin dhe me pas ka hedhur ne lum trupin. Gruaja nen akuze per vrasje, u ne oret e vona te dites se premte, nga qytetit i Milanos, Itali. Burime zyrtare policore se Lena Dede Gjoni, nga Lezha, akuzohet per vepren penale te vrasjes me paramendim. Sipas te njejtave burime Gjykata e Rrethit Lezhe ne nje vendimin te dates 7 gusht 2007, ka caktuar masen e sigurise "arrest me burg", per gruan e dyshuar. Por ndalimi i saj nuk ishte bere i mundur me pare.

Ngjarja per te cilen akuzohet Lena Gjoni, ka ndodhur ne Lezhe, me 11 qershor 1997. Ate dite, ne shtratin e lumit Mat ne fshatin Shen-Koll eshte gjetur kufoma e Marash Gjonit, i cili ishte qelluar me arme zjarri. Pasi eshte bere dokumentimi ligjor i ngjarjes nga policia, ka rezultuar qe autore e dyshuar e ketij krimi eshte Lena Gjoni. Per te nisen kerkimet dhe u zbulua se ajo fshihej ne Itali ku u arrestua ne muajin shkurt te ketij viti. Burimet zyrtare te uniformave blu, kane pohuar se e kerkuara, Lena Gjoni, 51 vjece u arrestua nga policia e Milanos ne Itali me kerkese te drejtesise shqiptare, pasi ishte leshuar nje urdher-arresti nderkombetar. Dhjete vjet pas gjetjes se kufomes, policia e Lezhes ka identifikuar ish-bashkeshorten e tij si autore te vrasjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›