Vrasje mes shqiptaresh ne Itali
ITALI - Nje emigrant shqiptar ka gjetur vdekjen ne Itali, pasi eshte qelluar me dy plumba pistolete. Ngjarja ka ndodhur gjate mbremjes duke gdhire dita e djeshme ne Foxhia. Policia italiane tha se viktima eshte shqiptari 47-vjecar, Tasim Spahiun, qe banonte ne shtepine e nipit te tij ne kete qytet. Gjate oreve te pasdites ne policine e Foxhias eshte paraqitur dhe personi i dyshuar per kete vrasje, Arjan Hasmadhi, 29 vjec. "Mora vesh se po me kerkoni per vrasjen e Spahiut dhe erdha te paraqitem vete, per te thene se kam bere une", ka deklaruar ne polici, i riu i cituar dje nga mediat italiane. Mesohet se viktima nuk ka pasur dokumente per qendrimin ne Itali. Nga hetimet paraprake, krimi ka ndodhur pas nje sherri mes viktimes dhe autorit te dyshuar, por ende nuk ka nje version zyrtar per ngjarjen.
VRASJA
Eshte vrare me dy te shtena pistolete pas nje grindjeje. Pavaresisht ndihmes se pare dhe transportit me urgjence per ne spital, emigranti shqiptar nuk ka mundur te mbijetoje. Ngjarja ka ndodhur dy net me pare kur shqiptari 47-vjecar Tasim Spahiu, eshte vrare gjate nje grindjeje me nje tjeter shqiptar ne Foxhia te Italise. Spahiu eshte vrare me nje arme zjarri te kalibrit 7.65 mm, tha policia. Krimi, per te cilin jane duke hetuar karabinieret, ka ndodhur pas nje grindjeje ne rrugen "Airone". Nga sa mesohet prej burimeve policore, karabinieret italiane kane ndaluar dje pasdite Arjan Hasmadhi, te dyshuar si autor te kesaj ngjarjeje te rende.
VIKTIMA
Viktima ishte me dokumente te parregullta ne Itali dhe ne kaluaren ka punuar si punetor krahu ne Altamura, ne provincen e Barit. Prej disa ditesh, viktima qendronte ne shtepine e nje nipit te tij, i cili ishte me kontrate te rregullt pune ne shtetin fqinj te Italise. 47-vjecari Spahiu, prej disa kohesh punonte ne te zeze pasi nuk kishte siguruar nje kontrate te rregullt pune. Viktima dhe nipi i tij, pasi kishin kaluar mbremjen me nje mikun e tyre, ishin kthyer ne shtepi. Ndersa i nipi ishte ne banese ne katin perdhes te nderteses, viktima Spahiu ka qene duke gatuar darken kur ne banese mberriti nje tjeter emigrant shqiptar, qe policia thote se eshte Hasmadhi. Mes tyre ka filluar nje grindje, e cila ka degraduar ne te shtena pistolete me pasoje vdekjen e emigrantit 47-vjecar. Sipas mediave italiane, mesohet qe menjehere pas ngjarjes te jete marre ne pyetje nipi i viktimes, i cili mesohet te kete ndihmuar ne identifikimin e autorit te dyshuar te ketij krimi, qe ka thene emrin e 29-vjecarit Hasmadhi. A. Cena
Autori